Si punojnë bashkë sovreniteti I Zotit dhe vullneti i lirë për shpëtim?



Pyetje: Si punojnë bashkë sovreniteti I Zotit dhe vullneti i lirë për shpëtim?

Përgjigjia:
Është e pamundur për ne te kuptojmë plotësisht lidhjen mes sovrenitetit të Zotit dhe vullnetit të lirë të njerëzimit dhe përgjegjësinë. Vetëm Zoti e di me të vërtet si ato punojnë bashkë në planin e Tij të shpëtimit. Mbase më shumë se cdo doktrinë tjetër, me këtë problem, është mjaft e rëndësishmë të pranosh pamundësinë tonë për të rrokur plotësisht natyrën e Zotit dhe mardhenien tonë me Të. Duke qëndruar me shumë nga njëra anë do të na çontë drejt një të kuptuari të shtrembëruar përsa I përket temës së shpëtimit.

Shkrimi është I qartë se Zoti e di kush do të shpëtohet (Romakët 8:29; Pjetri 1:2) Efesianëve 1:4 ta tregon se Zoti na zgjodhi ne “ përpara themelimit të botës”. Bibla përshkruan në mënyrë të përsëritur se besimtarët si të “zgjedhurit” (Romakët 8:33; 11:4; Efesianëve 1:11; Kolosianëve 3:12; 1Thesalonikasve 1:4; 1 Pjetri 1:2; 2:9) dhe të “zgjedhurit” (Mateu 24:22, 31; Marku 13:20, 27; Romakët 11:7; 1 Timoteu 5:21; 2 Timoteu 1:10; Titi 1:1; 1 Pjetri 1:1). Fakti që besimtarët janë të paracaktuar (Romakët 8:29-30; Efesianëve 1:5, 11) dhe të zgjedhur (Romakët 9:11; 11:28; 2Pjetri 1:10), sepse shpëtimi është qartësisht I qartë.

Bibla gjithashtu thotë se ne që kemi pranuar Krishtin si Shpëtimtarin tonë jemi përgjegjës- gjithcka duhet të bëjmë është të bësojmë në Jezus Krisht dhe ne do të jemi të shpëtuar (Gjoni 3:16; Romakët 10:9-10). Zoti e di se kush do të shpëtohet, Zoti zgjedh kush do të shpëtohet dhe ne duhet të zgjedhim Krishtin në mënyrë që të shpëtohemi. Se si këto tri fakte punojnë së bashku është e pamundur për një mëndje të fundshme të kuptojë (Romakët 11:33-36). Përgjegjësia jonë është të shpërndajmë ungjillin në të gjithë botën (Mateu 28:18-20; Veprat 1:8). Ne duhet t’ia lemë njohuritë paraprake, zgjedhjet, dhe fatet e paracatuara Zotit dhe thjesht të jemi të bindur ndaj Ungjillit.



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



Si punojnë bashkë sovreniteti I Zotit dhe vullneti i lirë për shpëtim?