Cfarë i ndodh njerëzve të cilët nuk kanë pasur asnjëherë mundësinë të dëgjojnë për Jezusin?



Pyetje: Cfarë i ndodh njerëzve të cilët nuk kanë pasur asnjëherë mundësinë të dëgjojnë për Jezusin? A do të dënojë Zoti një person që nuk ka dëgjuar asnjëherë për Të?

Përgjigjia:
Të gjithë njerëzit janë të marë parasysh nga Zoti “kanë dëgjuar apo jo për Të.”Bibla na tregon ne se Zoti ka zbuluar veten e vet në mënyrë të qartë në natyrë (Romakëve 1:20) dhe në zemrat e njerëzve (Predikuesit 3:11). Problemi është se raca njerëzore është mëkatare; në të gjithë e refuzojmë njohurinë e Zotit dhe jemi rebelë kundër Tij (Romakëve 1:21-23). Në qofte se nuk do të ishte për hirin e Zotit, ne do ju ishim dhënë dëshirave mëkatare të zemrave tona, duke lejuar të shikonim se sa e pa vlerë dhe fatkëqe jeta do të ishte e ndarë nga Ai. Ai e bën këtë për ata që e refuzojnë atë në mënyrë të vazhdueshme (Romakët 1:24-32).

Në realitet, nuk është se disa njerëz nuk kanë dëgjuar për Zotin, problëm është se ata kanë refuzuar atë që kanë dëgjuar dhe atë që është e gatshme e parë në natyrë. Ligji I Përtërirë 4:29 shpall, “Por nëse që aty ti kërkon Zotin,Perendinë tënd, ti do ta gjesh atë në qoftë se ti kërkon për Të me gjithë zemrën tënde dhe me gjithë shpirtin tënd.” Ky varg mëson një princip të rëndësishëm- cdo njeri që vërtet kërkon Zotin do ta gjejë Atë. Nëse një person me të vërtetë dëshiron të njohë Zotin, Zoti do të bëjë Vetveten të njohur.

Problemi është “se nuk ka asnjë asnjë që kupton,asnjë që kërkon Zotin” (Romakët 3:11). Njerëzit refuzojnë njohurinë e Zotit e cila është prezente në natyrë dhe në zemrat e vetë atyre, dhe në vend të kësaj vendosin të adhurojnë një “zot” të vetë krijuar. Është budallallëk të debatosh drejtësinë e Zotit I cili dërgon dikë në ferr edhe pse ai nuk ka dëgjuar asnjëherë për ungjillin e Krishtit.Njerëzit janë pergjegjës ndaj Zotit për atë çfarë Zoti i ka zbuluar atyre tashmë. Bibla thotë se njerëzit refuzojnë këtë njohuri, dhe kështu Zoti tregohet i drejtë për ti dërguar ata në ferr.

Në vend të debatosh fatin e atyre të cilët nuk kanë dëgjuar asnjëherë, ne, si të Krishterë duhet të sigurohemi që ata vërtet ta dëgjojnë. Ne jemi të thirur të ndajmë ungjillin nëpër kombe (Mateu 28:19-20; Vep 1:8). Ne e dimë që njerëzit refuzojnë njohurinë e Zotit e dhënë në natyrë, dhe kjo duhet të na motivojë ne të shpallim lajmin e mirë të shpëtimit nëpërmjet Jezus Krishtit. Vetëm duke e pranuar Hirin e Zotit nëpërmjet Zotit Jezus Krisht mund të shpëtohen njerëzit nga mëkatet dhe nga një ndarje e përjetëshme nga Zoti.

Nëse ne mendojmë se ata që nuk e kanë dëgjuar kurrë ungjillin u është dhënë mëshirë nga Zoti, ne do të jemi në një problem të tmerrshëm. Nëse njerëzit të cilët nuk e kanë dëgjuar ungjillin asnjëherë janë të shpëtuar atëherë ne duhet të sigurohemi që asnjë njeri të mos dëgjojë ungjillin. Gjëja më e keqe që mund të bëjme do të ishte të shpërndanim ungjillin me një person dhe ta bejmë atë që ta refuzojë. Në qoftë se kjo do të ndodhte, ai ose ajo do të dënohej. Njerëzit të cilët nuk e dëgjojnë ungjillin duhet të dënohen, ose ndryshe nuk ka më motivim për evangjelizëm. Pse të riskojmë njerëzit dhe ti bejmë të refuzojnë ungjillin po ashtu të dënojnë vetëveten kur ata kanë qënë të shpëtuar më përpara por nuk e kanë dëgjuar asnjëherë ungjillin?



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



Cfarë i ndodh njerëzve të cilët nuk kanë pasur asnjëherë mundësinë të dëgjojnë për Jezusin?