Si shpëtoheshin njerëzit përpara se Jezusi të vdiste për mëkatet tona?



Pyetje: Si shpëtoheshin njerëzit përpara se Jezusi të vdiste për mëkatet tona?

Përgjigjia:
Që me rënien e njeriut,baza e shpëtimit ka qënë gjithmonë vdekja e Krishtit. Asnjë qoftë para kryqit apo mbas tij,nuk do të shpëtohej pa atë ngjarje aq të rëndësishme në historinë e botës. Vdekja e Krishitit pagoi penaltinë e mëkateve të shkuara të shenjtorëve të Testamentit të Vjetër dhe mëkatet e shenjtorëve të Testamentit të Ri.

Ajo çka duhet për tu shpëtuar ka qënë gjithmonë të besuarit. Objekti i besimit të një personi ka qënë gjithmonë Zoti. Psalmisti ka shkruajtur,”Të bekuar janë ata që gjejnë strehë në Të” (Psalm2:12). Gjeneza 15:6 na flet për Abrahamin I cili I besoi Zotit dhe kjo ishte e mjaftueshme për Zotin t’ia quante drejtësi (shiko gjithashtu Romakët 4:3-8). Sistemi sakrifikues i Testamentit të Vjetër nuk e hoqi mëkatin,si në Hebrenjtë 10:1-10 qartësisht mëson. Gjithsesi ,po që tregoi ditën kur Biri I Zotit do të derdhte gjakun e Tij per racën mëkatare njerëzore.

Cfarë ka ndryshuar nëpër kohërat është përmbajtja e cfarë një besimtar beson. Ajo c’ka kërkohet nga Zoti ,se cfarë duhet të besohet,është e bazuar në sasinë e zbulesës që Ai i ka dhënë njerëzimit deri ne ato kohëra. Kjo është quajtur zubluesë progresive. Adami besoi në premtimin që Zoti dha në Gjeneza 3:15 se fara e gruas do të mposhtë Satanin. Adami i besoi Atij,e demonstroi nga emri që i dha Evës (vargu 20) dhe Zoti menjëherë e tregoi pranimin e Tij duke I mbuluar ata me një mbulese lëkure (vargu 21). Në këtë moment kjo ishte gjithcka Adami dinte ,por ai e besoi atë.

Abrahami I besoi Zotit sipas premtimit dhe zbulesës që Zoti I dha atij në Gjeneza 12 dhe 15. Përpara Moisiut ,asnjë Shkrim nuk ishte shkruar,por njerëzimi ishte përgjegjës për atë cka Zoti kishte zbuluar. Përgjatë Testamentit të Vjetër ,besimtarët shkuan drejt shpëtimit sepse ata besuan se Zoti një ditë do të kujdesej për problemin e mëkatit të tyre. Sot,ne shohim mbarapa,duke besuar se Ai është kujdesur për mëkatet tona në Kryq (Gjoni 3:16; Hebrenjtë 9:28).

Po për besimtarët në ditën e Krishtit,përpara Kryqit dhe Ringjalljes? Cfarë besuan ata? A e kuptuan ata imazhin e plotë të Krishtit duke vdekur në Kryq për mëkatet e tyre? Më vonë në shërbesën e Tij,“Jezusi filloi ti shpjegonte dishepujve të tij se Ai duhet të shkonte në Jerusalem dhë të vuante shume gjera në duart e të moshuarëve,krerët e Priftërinjeve dhe mësuesve të ligjit,se ai duhet të vritej dhe në ditën e tretë të ngrihej në jetë” (Mateu 16:21-22). Cili ishte reagimi i dishepujve të Tij ndaj këtij mesazhi? “Atëherë Pjetri e mori atë mënjanë dhe fillloi ta qortonte Atë.’Asnjëherë,Zot!’ tha ai. ‘Kjo nuk do të të ndodhë ty asnjëherë!’” Pjetri dhe dishepujt e tjerë nuk e dinin të gjithë të vertetën,gjithsesi ata u shpëtuan sepse Zoti do të kujdesej për problemin me mëkatin e tyre. Ata nuk e dinin egzaktësisht se si Ai do ta përmbushte atë,më shumë se Adami,Abrahami,Moisiu ,apo nga sa Davidi njihte,por ata I besuan Zotit.

Sot ,ne kemi më shumë zbulesa se njerëzit që jetuan përpara ringjalljes së Krishtit; ne e dimë imazhin e plotë.” Në të shkuarën Zoti I foli parardhësve tanë nepërmjet profetëve shumë herë dhe në mënyra të ndryshme,por në ditët e fundit na ka folur ne prej Birit të Tij,të cilit ai I vuri emrin trashëgimtar I të gjithave gjërave,dhe prej të cilit ai bëri universin” (Hebrenjëve 1:1-2). Shpëtimi tonë është akoma I bazuar në vdekjen e Krishtit ,besimi tonë është akoma kërkesa për tu shpëtuar,dhe objekti I besimit tonë është akoma Zoti. Sot,për ne,përmbajtja e besimit tonë është se Jezus Krishti vdiq për mëkatet tona,Ai ishte I varrosur,dhe Ai u ngrit në ditën e tretë (1Korintasëve 15:3-4).



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



Si shpëtoheshin njerëzit përpara se Jezusi të vdiste për mëkatet tona?