settings icon
share icon
Pyetje

Pse duhet te lexojmë/studiojmë Biblën?

Përgjigjia


Ne duhet të lexojmë dhe të studiojmë Biblën sepse është Fjala e Perëndisë për ne. Bibla fjalë për fjalë ështe “e frymëzuar nga Perëndia”. (2 Timoteu 3:16). Me fjalë të tjera, është pikërist Fjala e Perëndisë dhënë për ne. Ka shumë pyetje që filozofët kanë bërë dhe që Perëndia na përgjigjet në Shkrim. Cili është qëllimi I jetës? Nga kam ardhur? Ka jetë pas vdekjes? Si mund të shkoj në Parajsë? Pse bota është plot me mëkat? Pse unë luftoj për të bërë të mirën? Përveç këtyre pyetjeve “të mëdha”, Bibla jep shumë këshilla praktike në fusha të tilla si: Çfarë shikoj në një bashkëshort/e? Si të kem një martesë të suksesshme? Si mund të jem një mik I mirë? Si mund të jem një prind I mirë? Ç’është suksesi dhe si mund ta arrj? Si mund të ndryshoj? Çfarë ka vërtet rëndësi në jetë? Si mund të jetoj që të mos shikoj mbrapa me pendesë? Si mund të trajtoj me fitore situatat e padrejta dhe ngjarjet e këqija të jetës?

Ne duhet të lexojmë dhe të studiojmë Biblën sepse është plotësisht e besueshme dhe pa gabime. Bibla është unike ndër librat e ashtuquajtur të “shenjtë” (në atë që) ato nuk japin thjesht mësime morale dhe thonë: “Më beso”. Për më tepër, ne kemi mundësinë për ta provuar atë duke kontrolluar qindra profeci të detajuara që ajo bën, duke kontrolluar të dhëna historike që ajo fakton dhe duke kontrolluar faktet shkencore që jep. Ata të cilët thonë se Bibla ka gabime i kanë veshët të mbyllur për të vërtetën. Njehrë Jezusi tha: “Të gjitha mëkatet të janë falur”, ose “Çohu, mere vigun tënd dhe ec”. Ai provoi se Ai kishte aftësinë për të falur mëkatet (diçka që ne nuk e shikojmë me sytë tanë) duke shëruar të paralizuarit (diçka që provohej me sytë e tyre). Në të njëjtën mënyrë, ne kemi sigurinë se Fjala e Perëndisë është e vërtetë kur trajton tema shpirtërore të cilat ne nuk mund t’i provojmë me shqisat tona duke treguar veten të vërtetë në këto fusha që ne mund të provojmë saktësinë historike, saktësinë shkencore dhe saktësinë profetike.

Ne duhet të lexojmë dhe të studiojmë Biblën sepse Perëndia nuk ndryshon dhe natyra njerëzore nuk ndryshon gjithashtu; ajo është po aq e përshtatshme për ne sa ishte kur u shkrua. Ndërkohë që teknologjia ndryshon, natyra njerëzore dhe dëshirat e njeriut nuk ndryshojë. Ndërsa lexojmë faqet e historisë biblike, ne kuptojmë nëse jemi duke folur për marrëdhëniet një për një apo për shoqëritë, “nuk ka asgjë të re nën diell” (Predikuesit 1:9). Dhe ndërsa qënia njerëzore në tërësi vazhdon të kërkojë dashuri dhe kënaqësi në të gjitha gjërat e gabuara, Perëndia – Krijuesi yne I mirë dhe I dhembshur – na tregon çfarë na sjell gëzimin e përhershëm. Fjala e Tij e zbuluar, Bibla, është kaq e rëndësishme sa Jezusi tha për të: “Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë” (Mateu 4:4). Me fjalë të tjera, nëse duam të jetojmë jetën në plotësi, si Perëndia thotë, ne duhet të dëgjojmë dhe të kemi parasysh Fjalën e shkruar të Perëndisë.

Ne duhet të lexojmë dhe të studiojmë Biblën sepse nuk ka mësim të rremë. Bible na jep njësitë matëse me anë të së cilave mund të ndajmë të mirën nga e keqja. Ajo na tregon se si është Perëndia. Të kesh një përshtypje të gabuar për Perëndinë është të adhurosh një idhull ose perëndi të rremë. Po adhurojmë diçka që Ai nuk është. Bibla na tregon se si shkon vërtet në parajsë dhe nuk shkon duke bërë mirë ose duke u pagëzuar ose nga ndonjë gjë tjetër që bëjmë (Gjoni 14:6; Efesianët 2:1-10; Isaia 53:6; Romakët 3:10-18, 5:8, 6:23, 10:9-13). Përmes këtyre vargjeve, Fjala e Perëndisë thjesht na tregon se sa shumë Perëndia na do (Romakët 5:6-8; Gjoni 3:16). Dhe kjo na mëson se ne e duam atë sepse Ai na deshi i pari (1 Gjoni 4:19).

Bibla na pajis t’i shërbejmë Perëndisë (2 Timoteu 3:17; Efesianët 6:17; Hebrenjtë 4:12). Na ndihmon të kuptojmë si të shpëtojmë nga mëkati dhe pasojat përfundimtare (2 Timoteu 3:15). Meditimi mbi Fjalën e Perëndisë dhe zbatimi i mësimeve të saj do të sjellë sukses në jetë (Jozueu 1:8; Jakobi 1:25). Fjala e Perëndisë na ndihmon të shikojmë mëkatin në jetët tona dhe na ndihmon të shpëtojmë prej tij (Psalmi 119:9, 11). Ajo na drejton në jetë, duke na bërë më të mençur se mësuesit tanë (Psalmi 32:8, 119:99; Fjalët e urta 1:6). Bibla na mbron nga humbja e viteve të jetës tonë në gjëra që nuk vlejnë dhe nuk do të zgjatin. (Mateu 7:24-27).

Leximi dhe studimi i Biblës na ndihmon të shohim përtej “karremit” tërheqës të “goditjes” së dhimbshme në tundime mëkatare, kështu mund të mësojmë nga gabimet e të tjerëve në vend që t’i bëjmë vetë. Përvoja është një mësuese e madhe, por kur vjen puna për të mësuar nga mëkati, është një mësuese tmerrësisht e vështirë. Është më mirë të mësojmë nga gabimet e të tjerëve. Ka shumë personazhe në Bibël nga të cilët mund të mësosh, disa prej të cilëve mund të shërbejnë edhe si modele pozitive edhe si modele negative në kohë të ndryshme në jetët e tyre. Për shembull, Davidi në mundjen e tij ndaj Goliathit, na mëson se Zoti është më i madh se çdo gje tjetër që ne përballemi (1 Samueli 17), ndërkohë tundimi për të shkelur kurorën me Bath-Shebën tregon se sa afatgjata dhe të tmerrshme mund të jenë pasojat e një momenti të kënaqësisë mëkatare.

Bibla është një libër që nuk është thjesht për t’u lexuar. Është një libër për t’u studiuar në mënyrë që të aplikohet. Në të kundërt, është si të gëlltitësh ushqimin pa e përtypur dhe ta nxjerrësh përsëri – pa marrë vlera ushqyese prej saj. Bible është Fjala e Perëndisë. Si e tillë, ajo është po aq e detyrueshme sa ligjet e natyrës. Ne mund ta injorojmë atë, por e bëjmë në dëmin tonë, ashtu si do të ishte nëse do të injoronim ligjin e gravitetit. Nuk mund të theksohet mjaftueshëm se sa e rëndësishme është Bibla për jetët tona. Studimi i Biblës mund të krahasohet me gërmimin për ar. Nëse bëjmë një përpjekje të vogël dhe thjesht “shoshim përmes gurëve në lumë”, ne vetëm do të gjejmë pak pluhur ari. Por sa më shumë përpjekje bëjmë për të gërmuar në të, aq më shumë shpërblim do të marrim për përpjekjen tonë.

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Pse duhet te lexojmë/studiojmë Biblën?
© Copyright Got Questions Ministries