Kur/ Si e marrim ne Frymën e Shenjtë?



Pyetje: Kur/ Si e marrim ne Frymën e Shenjtë?

Përgjigjia:
Apostulli Pal në mënyrë shumë të qartë na mesoi se ne e marrim Frymën e Shenjtë në momentin që ne pranojmë Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tonë . Një Korintasit 12:13 shpall, ”Sepse të gjithë ne jemi pagëzuar në një Frymë të vetëme në të njëjtin trup, qofshin Hebrenjtë apo Grekët, qofshin skllevërit a të liruarit, dhe të gjithë e kemi jemi uijtur në të njëjtin Frymë.” Romaket 8:9 na tregon se një person nuk ka Frymën e Shenjtë, ai ose ajo nuk I përket Krishtit:” Nëse Fryma e Perëndisë banon në ju, ju nuk jeni më në mish, por në Frymë. Por në qoftë se ndokush nuk ka Frymën e Krishtit, ai nuk i përket atij.” Efesianëve 1:13-14 na mëson se Fryma e Shenjtë është fara e Shpëtimit për të gjitha ata që besojnë:” Në të edhe ju, pasi e dëgjuat fjalën e së vërtetës, ungjillin e shpëtimit tuaj, dhe pasi besuat, u vulosët me Frymën e Shenjtë të premtimit, i cili është kapari i trashëgimisë tonë, për shpengimin e plotë të zotërimit të blerë, për lëvdim të lavdisë së tij.”

Këto tre pasazhe e bëjnë të qartë se Fryma e Shenjtë është marrë në momentin e Shpëtimit. Pali nuk mund të thoshte se ne të gjithë jemi të pagëzuar në një Frymë dhe të gjithëve na është dhënë një Frymë për të pirë në qoftë se jo të gjithë besimtarët Korintas kishin Frymën e Shenjtë. Romakët 8:9 është më e fortë, kur citon se në qoftë se një person nuk ka Frymën, ai nuk i përket Krishtit. Kështu që, të kesh Frymën është një faktor identifikues i Shpëtimit. Për më shumë Fryma e Shenjtë nuk mund të ishte “fara e Shpëtimit” (Efesianëve 1:13-14) në qofte se Ai nuk është i marrë në momentin e Shpëtimit. Shumë shkrime mund ta bëjnë shumë të qartë se shpëtimi jonë është i sigurtë në momentin që ne pranojmë Krishtin si Shpëtimtar.

Debati është i diskutueshëm sepse shërbesat e Frymës së Shenjtë janë ngatërruar shumë herë. Marrja e Frymës ndoth në momentin e Shpëtimit. Mbushja me Frymë është një proces në vazhdim në jetën e Krishterë. Ndërkohë që ne mendojmë se pagëzimi në Frymë ndodh në momentin e Shpëtimit, me disa të Krishterë nuk ndodh kështu. Kjo shpesh herë rezulton si një ngatërresë mes pagëzimit të Frymës dhe asaj të “marrjes së Frymës” si një akt pasues drejt Shpëtimit.

Në përfundim, si e marrim ne Frymën e Shenjtë? Ne e marrim Frymën e Shenjtë thjesht duke e pranuar Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tonë (Gjon 3:5-16). Kur e marrim ne Frymën e Shenjtë? Fryma e Shenjtë bëhet posedimi ynë i përhershëm në momentin që ne besojmë.



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



Kur/ Si e marrim ne Frymën e Shenjtë?