settings icon
share icon
Pyetje

A është siguria e përjetshme nje “liçencë” per të mëkatuar?

Përgjigjia


Kundërshtimi më I shpeshtë I doktrinës së sigurisë së përjetshme është se ajo supozohet të lejojë njerzit të jetojnë në çdo mënyrë që ata dëshirojnë dhe ata mund të jënë akoma të shpëtuar. Ndërkohë që kjo mund të jetë “teknikisht” e vërtetë, nuk është e vërtetë në realitet. Një person që është shpenguar totalisht prej Jezus Krishtit nuk do të jetojë një jetë të karakterizuar nga mëkati i bërë vullnetshëm në mënyrë të përsëritur. Ne duhet të vendosim dhë dallojmë qartazi një dallim midis asaj se si një i Kirshterë duhet të jetojë dhe asaj se çfarë duhet të bëjë një person në mënyrë që të pranoje Shpëtimin.

Bibla është e qartë se Shpëtimi është prej Hirtit dhe vetëm prej Hirit, vetëm prej besimit, vetëm në Jezus Krishtin (Gjoni 3:16; Efesianët 2:8-9; Gjoni 14: 6). Momentin që një person me të vertet beson në Jezus Krishtin, ajo ose ai është i shpëtuar dhe i sigurt në atë shpëtim. Shpëtimi nuk është i arritur prej besimit, dhe më pas i mbajtur prej veprave. Apostulli Pal i referohet kësaj çështiejetek Galatasve 3:3 kur ai pyet, “A jeni kaq të marrë sa që, mbasi nisët në Frymë, të përfundoni në mish?” Në qoftë se ne jemi të shpëtuar prej besimit, shpëtimi jonë është I mbajtur dhe siguruar prej besimit. Ne nuk mund ta fitojmë besimin. Kështu që, ne nuk mund të fitojmë mbajtjen e shpëtimit Tonë. Dhe atij që mund t'ju ruajë nga çdo rrëzim dhe t'ju nxjerrë para lavdisë së tij të paqortueshëm dhe me gëzim, të vetmit Perëndi të ditur, Shpëtimtarit tonë, i qoftë lavdi, madhështi, sundim dhe pushtet, tani dhe përjetë. Amen (Juda 24). Dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t'i rrëmbejë nga dora ime.29 Ati im, që m'i dha, është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund t'i rrëmbejë nga dora e Atit tim. (Gjon 10: 28-29) Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë. (Romakëve 8:38-39)

Refuzim i sigurisë së përjetshme është, në esencën e saj, një besim se ne duhet ta mbajmë shpëtimin tonë prej vet veprave tona të mira dhe përpjekjeve. Kjo është komplet në kundërshtim ndaj shpëtimit prej hirit. Ne jemi të shpëtuar prej meritave të Krishtit, jo prej vet tonave (Romakët 4: 3-8). Të themi se ne duhet ti bindemi Fjalës së Perëndisë apo të ketojmë një jetë të perëndishme për të mbajtur shpëtimin tonë është njëlloj sikur të themi se vdekja e Jezusit nuk ishte e mjaftueshme për shpagimin e mëkateve tona. Vdekja e Jezusit ishte absolutisht e mjaftueshme për të paguar të gjitha mëkatet tona- të shkuara, të tashme, dhe të ardhme, para- shpëtimit dhe mbas- shpëtmit (Romakëve 5:8; 1 Korintasve 15:3; 2 Korintasve 5:21).

A do të thotë kjo se një i Krishterë mund të jetojë si të dojë dhe përsëri të jetë i shpëtuar? Kjo është esencialisht një pyetje hipotetike, sepse Bibla e bën të qartë se një i Krishterë i vërtet nuk do të jetojë “ në çdo mënyrë që ai të dojë.” Të Krishterët janë krijesa të rreja (2 Korintasve 5:17). Të Krishterët e demonstrojnë frutin e Frymës (Galatasve 5:22-23), jo prej akteve të mishit (Galatasve 5:19-21). 1 Gjoni 3:6-9 tregon në mënyrë të qartë se një i Krishterë i vërtetë nuk do të jetojë në mëkat në mënyrë të vazhdueshme. Në përgjigje të akuzimit se Hiri promovon mëkatin, Apostulli Pal shpalli, “Çfarë të themi, pra? A të mbetemi në mëkat, që të te; projë hiri? Aspak! Ne që jemi të vdekur për mëkatin, si do të jetojmë akoma në të?” (Romakëve 6:1-2).

Siguria e përjetshme nuk është një liçence për të mëkatuar. Përkundrazi, është siguria e njohurisë se dashuria e Perëndisë është e garantuar pë rata që beojnë në Krishtin. Të dijmë dhe të kuptojmë se dhurata e pamasë e shpëtimit përmbush të kundërtën e të dhënit të një liçence për të mëkatuar. Si mundet ndonjë që kupton dashurinë e garantuar dhe pa kushte të Perëndisë pë rata që besojnë, ta marrë atë dashuri dhe t’ ia hedhë Zotit përsëri në fytyre? Ky person po demonstron se, jo se siguria e përjetshme I ka dhënë atij liçencë për të mëkatuar, por se ai apo ajo nuk ka përjetuar me të vërtete eksperiencën e shpëtimit nëpërmjet Jezus Krishtit. “Kush qëndron në të nuk mëkaton; kush mëkaton nuk e ka parë dhe as nuk e ka njohur.” (1 Gjoni 3:6)

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

A është siguria e përjetshme nje “liçencë” per të mëkatuar?
© Copyright Got Questions Ministries