Si mund të mbushem me Frymën e Shenjtë?



Pyetje: Si mund të mbushem me Frymën e Shenjtë?

Përgjigjia:
Një varg I rëndësishëm në të kuptuarit e mbushjes së Frymës së Shenjtë është Gjoni 14:16, ku Jezusi premtoi se Fryma do të banonte në besimtarët dhe se banimi do të ishte I përhershëm. Është e rëndësishme të arish të dallosh ndarjen midis banimit dhe mbushjes të Frymës. Banimi i përhershëm i Frymës nuk është për disa besimtarë të zgjedhur, por për të gjithë besimtarët. Numurohen shumë referenca në Shkrim që mbështesin këtë konkluzion. Si fillim, Fryma e Shenjtë është një dhuratë e dhënë të gjithë besimtarëve në Jezusin pa ndonjë pritje, dhe asnjë kusht nuk është vendosur mbi këtë dhuratë përvec besimin në Krishtin (Gjoni 7:37-39). Së dyti, Fryma e Shenjtë është e dhënë në momentin e shpëtimit (Efesianëve 1:13). Galatasve 3:2 thekson të njejtën të vërtetë, duke thënë se nënshkrimi dhe banimi i Frymës u vendosën në momentin e besimit. E treta, Fryma e Shenjtë banon tek besimtarët në mënyrë të përherëshme. Fryma e Shenjtë ju është dhënë besimtarëve si një paradhënie, apo verifikim I përlëvdimit në Krisht në të ardhmen (2 Korintasve 1:22, Efesianëve 4:30).

Kjo është në kontrast me mbushjen e Frymës e referuar në Efesianëve 5:18. Ne duhet të jemi kaq të dhënë Frymës së Shenjtë saqë Ai të na posedojë ne komplet, në sensin që të na mbushë ne. Romakëve 8:9 dhe Efesianëve 1:13-4 shpall se ai banon në cdo besimtar, por ai mund të hidhërohet (Efesianëve 4:30), dhe aktiviteti I Tij në ne mund të shuhet (1 Thesalonikasve 5:19). Kur ne e lejojmë ketë të ndodhë, ne nuk e përjetojmë plotësinë e punës së Frymës dhe fuqinë e Tij në ne dhe nëpërmjet nesh. Të jesh I mbushur me Frymën do të thotë liri për Të që të marrë cdo pjesë të jetës sonë, duke na drejtuar në dhe na kontrolluar ne. Atëherë fuqia e Tij mund të ushtrohet nëpërmjet nesh kështu që ajo cfarë ne bëjmë është e frytshme ndaj Zotit. Mbushja e Frymës nuk i adresohet vetëm veprave të jashtme; por gjithashtu i adresohet edhe mendimeve të brëndshme dhe motiveve të veprimeve tona. Psalmi 19:14 thotë, “U miratofshin para teje fjalët e gojës sime dhe përsiatjet e zemrës sime, o Zot, kështjella ime dhe shpëtimtari im.”

Mëkati është ai çfarë pengon mbushjen e Frymës së Shenjtë, dhe bindja ndaj Zotit tregon si mbushja e Frymës është e mbajtur. Efesianëve 5:28 komandon se ne do të mbushemi me Frymën: gjithsesi, lutja për tu mbushur me Frymën e Shenjtë nuk është ajo që arrin të na mbushë. Vetëm bindja jonë ndaj komandave të Zotit lejon lirinë e Frymës të punojë në ne. Sepse ne jemi akoma të infektuar me mëkat, është e pamundur të mbushesh me Frymën gjatë gjithë kohës. Kur ne mëkatojmë, ne duhet menjëherë t’ia rrëfejmë atë Zotit dhe të rinovojmë angazhimin e të qënit të mbushur me Frymë dhe të qënë të drejtuar nga Fryma.



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



Si mund të mbushem me Frymën e Shenjtë?