settings icon
share icon
Pyetje

Cila është mënyra e saktë për të studiuar Biblën?

Përgjigjia


Përcaktimi I kuptimit të Shkrimit është një nga detyrat më të rëndësishme që një besimtar ka në jetën e tij. Perëndia nuk na thotë se ne thjesht duhet të lexojmë Biblën. Ne duhet ta studiojmë atë dhe ta trajtojmë në mënyrë korrekte (2 Timoteu 2:15). Studimi i Shkrimeve është një punë e vështirë. Një këqyrje apo hetim i përciptë i Shkrimit ndonjëherë mund të japë përfundime shumë të gabuara. Prandaj është e rëndësishme të kuptohen disa parime për të përcaktuar kuptimin e saktë të Shkrimit.

Së pari, studenti i Biblës duhet të lutet dhe t’i kërkojë Frymës së Shenjtë, një nga funksionet e saj, ta ndihmojë për të kuptuar.“Por, kur të vijë ai, Fryma e së Vërtetës, do t’ju prijë në të gjithë të vërtetën, sepse nuk do të flasë prej vetes, por do të flasë atë që do të dëgjojë dhe do t’ju kumtojë ato qe do të vijnë” (Gjoni 16:13). Ashtu si Fryma e Shenjtë drejtoi apostujt në shkrimin e Dhiatës së Re, ashtu na drejton ne në kuptimin (kuptueshmërinë) e Shkrimeve. Mbani mend, Bibla është libri i Perëndisë dhe ne duhet të pyesim Atë se çfarë do të thotë. Nëse ti je një i krishterë, autori i Shkrimit-Fryma e Shenjtë-banon brenda jush dhe Ai dëshiron që ju të kuptoni se çfarë Ai shkroi.

Së dyti, ne nuk duhet të përjashtojmë një shkrim nga vargjet që e rrethojnë atë dhe të përpiqemi të përcaktojmë kuptimin e vargut jashtë kontekstit. Ne gjithmonë duhet të lexojmë vargjet dhe kapitujt përreth për të marrë kontekstin. Ndërsa i gjithë Shkrimi vjen nga Perëndia (2 Timoteu 3:16; 2 Pjetri 1:21), Perëndia përdori njerëz për ta shkruar. Këta njerëz kishin një temë në mendje, një qëllim për të shkruar dhe të fokusuar ne një çështje të caktuar. Ne duhet të lexojmë “sfondin” e librit të Biblës që po studiojmë për të gjetur kush e ka shkruar librin, për kë është shkruar, kur është shkruar dhe pse është shkruar. Gjithashtu, duhet të kemi kujdes të lejojmë tekstin të flasë për veten. Ndonjeherë njerëzit japin fjalëve kuptimin e tyre në mënyrë që të marrin interpretimin që dëshirojnë.

Së treti, ne nuk duhet të jemi plotësisht të pavarur në studimin tonë të Biblës. Është arrogance të mendojmë se ne nuk mund të marrim kuptimin përmes punës së të tjerëve, që kanë studiuar Shkrimin për një kohë të gjatë. Disa njerëz, gabimisht, i drejtohen Biblës me idenë se ata do të mbështëten vetëm në Fryma e Shenjtë dhe do të zbulojnë të gjitha të vërtetat e fshehura të Shkrimit. Krishti, në dhënien e Frymës së Shenjtë, i ka dhënë trupit të Krishtit njerëz me dhurata frymore. Një nga këto dhurata frymore është ajo e mësimdhënies (Efesianët 4:11-12; 1 Korintasit 12:28). Këta mësues janë dhënë nga Perëndia të na ndihmojnë të kuptojmë saktë dhe t’i bindemi Shkrimit. Gjithmonë është mençuri të studioni Biblën me besimtarë të tjerë, duke ndihmuar njëri-tjetrin në të kuptuarit dhe në zbatimin e së vërtetës të Fjalës së Zotit.

Kështu, për ta përmbledhur, cila është mënyra e përshtatshme për të studiuar Biblën? Së pari, përmes lutjes dhe përulësisë, ne duhet të mbështetemi në Frymën e Shenjtë për të na dhënë kuptimin. Së dyti, gjithmonë duhet të studiojmë Shkrimin në kontekstin e tij, duke pranuar se Bibla shpjegon vetveten. Së treti, ne duhet të respektojmë përpjekjet e të krishterëve të tjerë, të së kaluarës dhe të së tashmes, të cilët kanë kërkuar për të studiuar Biblën ashtu si duhet. Mbani mend, Zoti është autori i Biblës dhe Ai dëshiron që ne ta kuptojmë atë.

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Cila është mënyra e saktë për të studiuar Biblën?
© Copyright Got Questions Ministries