settings icon
share icon
Pyetje

Çfarë do të thotë që Perëndia është dashuri?


Le të shohim se si e përshkruan Bibla dashurinë dhe më pas do të shohim disa mënyra në të cilat Perëndia është thelbi i dashurisë. “Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë. Dashuria nuk ligështohet kurrë” (1 Korintasve 13:4-8a). Ky është përshkrimi që Perëndia i bën dashurisë dhe për shkak se Perëndia është dashuri (1 Gjonit 4:8), kështu është si është Ai.

Dashuria (Perëndia) nuk e detyron Veten mbi askënd. Ata që vijnë tek Ai e bëjnë këtë si përgjigje ndaj dashurisë së Tij. Dashuria (Perëndia) u tregon mirësi të gjithëve. Dashuria (Jezusi) lëviz andej-këtej duke bërë mirë ndaj kujtdo pa njëanshmëri. Dashuria (Jezusi) nuk lakmoi atë që kishin të tjerët, duke jetuar një jetë të përulur pa u ankuar. Dashuria (Jezusi) nuk u mburr për atë se kush Ai ishte në mish, edhe pse Ai mund të kishte mbizotëruar këdo që Ai prekte. Dashuria (Perëndia) nuk kërkon bindje. Perëndia nuk kërkoi bindje nga Biri i Tij, por më tepër Jezusi iu bind vullnetarisht Atit të Tij në qiell. “Bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar” (Gjoni 14:31). Dashuria (Jezusi) ishte/është gjithnjë duke kërkuar që të kujdeset për interesat e të tjerëve.

Shprehja më e madhe e dashurisë së Perëndisë është kumtuar për ne në Gjoni 3:16: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme”. Romakëve 5:8 shpall të njëjtin mesazh: “Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne”. Ne mund të shohim nga këto vargje që dëshira më e madhe e Perëndisë është që ne të jemi bashkë me Të në shtëpinë e Tij të përjetshme, në qiell. Ai e ka bërë të mundur rrugën duke paguar çmimin për mëkatet tona. Ai na do, sepse zgjodhi të veprojë kështu. Dashuria fal. “Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi” (1 Gjonit 1:9).

Pra, çfarë do të thotë që Perëndia është dashuri? Dashuria është një atribut i Perëndisë. Dashuria është një aspekt qendror i karakterit të Perëndisë, i Personit të Tij. Dashuria e Perëndisë nuk është në asnjë kuptim në konflikt me shenjtërinë e Tij, me ndershmërinë, drejtësinë apo edhe me zemërimin e Tij. Të gjitha atributet e Perëndisë janë në harmoni të përsosur. Çdo gjë që bën Perëndia është e dashur, ashtu sikurse çdo gjë që bën Ai është e ndershme dhe e drejtë. Perëndia është shembulli i përsosur për dashurinë e vërtetë. Në mënyrë të mahnitshme, Perëndia u ka dhënë atyre që e pranojnë Birin e Tij Jezus si Shpëtimtarin e tyre personal aftësinë për të dashur siç bën Ai, përmes fuqisë së Frymës së Shenjtë (Gjoni 1:12; 1 Gjonit 3:1; 23-24).

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Çfarë do të thotë që Perëndia është dashuri?
© Copyright Got Questions Ministries