settings icon
share icon
Pyetje

Cfarë është pagëzimi në Frymën e Shenjtë?

Përgjigjia


Pagëzimi i Frymës së Shenjtë mund të përkufizohet si puna që Fryma e Shenjtë bën për bashkimin e besimtarit me Krishtin dhe me besimtarët e tjerë në trupin e Krishtit në momentin e shpëtimit . Fillimisht Korintasit 12:12-13 është pasazhi qëndror në Bibël në lidhje me pagëzimin e Frymës së Shenjtë: “Por ne u pagëzuam të gjithë nga një Frymë në një trup-qofshin Jude apo Grekë, skllave apo të lirë-dhe ne të gjithëve na është dhënë një frymë për të pirë” (1Korintas 12:13). Ndërkohë Romakët 6:1-4 nuk përmënd në mënyrë specifike Frymën e Zotit, përshkuran pozicionin e besimtarit përpara Zotit në mënyrë të përngjashme si tek pasazhi I 1 Korintasve: “Cfarë të themi, pra? A duhet të vazhdojmë të mëkatojmë që hiri të rritet?Kurrë mos qoftë! Ne jemi të vdekur për mëkatin; si mund të jetojmë ne të më gjatë? Apo nuk e di ti se të gjithë ne që u pagëzuam në Jezus Krishtin u pagëzuam në vdekjen e Tij? Ne kemi qënë për më shumë të varrosur me të nëpërmjet pagëzimit në vdekjenë mënyrë që, ashtu sic Jezus Krishti u ngrit prej së vdekurish nëpërmjet lavdisë së Atit, ne gjithashtu mund të jetojmë një jetë të re.”

Faktet pasuese janë të nevojëshme për të ndihmuar thjeshtëzimin e proçesit të të kuptuarit të pagëzimit të Frymës: Fillimisht, 1Korinstasve 12:13 qartësisht citon se të gjithë janë pagëzuar, ashtu sic të gjithëve ju është dhënë Fryma për të pirë. Së dyti, në asnjë vend në shkrim nuk iu ështe thënë besimtarëve që të pagëzohen me, në apo nga Fryma, apo në ndonjë mënyrë të kërkojnë pagëzimin e Frymës së Shenjtë. Kjo tregon se të gjithë besimtarët kanë pasur këtë eksperiencë. Së treti, Efesianëve 4:5 duket se i referohet Pagëzimit të Frymës. Në qoftë se ky është rasti,Pagëzimi I Frymës është realieti për cdo besimtar, ashtu si “një besim” dhe “një At” është.

Si përfundim, Pagëzimi në Frymën e Shenjtë përbën dy gjëra. 1) Na bashkon ne me trupin e Krishtit, dhe 2) aktualizon kryqëzimin tonë me Krishtin. Të jesh në trupin e tij do të thotë se ne jemi ngritur me Të në risinë e jetës (Romakët 6:4). Ne kështu duhet të ushtrojmë dhuratat tona Frymore për të mbajtur këtë trup në funksionim ashtu sic duhet dhe sic ishte në fillim dhe ashtu sic është cituar në kontekstin e Korintasve 12:13. Të kesh eksperiencë në Pagëzimin e Frymës së vetme shërben si bazë për mbajtjen e unitetit të Kishës, si në kontekstin e Efesianëve4:5. Të jesh I asociuar me Krishtin në Vdekjen e Tij, të varrosur dhe të ngritur nëpërmjet Pagëzimit të Frymës ndan bazat e ndarjes sonë nga fuqia e mëkatit që ri në ne dhe për të ecur në risinë e jetës së re (Romaket 6:1-19; Kolosianet 2:12).

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Cfarë është pagëzimi në Frymën e Shenjtë?
© Copyright Got Questions Ministries