Si dhe kur u mblodh së bashku kanuni i Biblës?



Pyetje: Si dhe kur u mblodh së bashku kanuni i Biblës?

Përgjigjia:
Termi “kanun” është përdorur për të përshkruar librat që janë frymëzuar në mënyrë hyjnore dhe prandaj i përkasin Biblës. Vështirësia në përcaktimin e kanunit biblik është se Bibla nuk na jep një listë të librave që i përkasin Biblës. Përcaktimi i kanunit ishte një proces i kryer për herë të parë nga mësuesit (rabinët) dhe dijetarët judenj dhe më vonë nga të krishterët e hershëm. Në fund të fundit, ishte Perëndia i cili vendosi cilat libra i takonin kanunit biblik. Një libër është pjesë e kanunit që nga momeni që Perëndia frymëzoi shkrimin e tij. Ishte thjesht një çështje bindjeje nga ana e Perëndisë për ndjekësit e Tij se cilat libra duhet të përfshiheshin në Bibël.

Krahasuar me Dhiatën e Re, kanuni i Dhiatës së Vjetër ka patur shume pak polemika. Besimtarët hebrenj njohën mesazhin e Perëndisë dhe shkrimet i pranuan si të frymëzuara nga Perëndia. Padyshim ka patur disa debate në lidhje me kanunin e Dhiatës së Vjetër, nga viti 250 Ps.K ka patur marrëveshje gati universale për kanunin e shkrimit hebraik. Çështja e vetme që kishte mbetur ishte Apokrifa, me disa debate dhe diskutime që vazhdojnë edhe sot. Pjesa më e madhe e dijetarëve hebrenj e cilësonin Apokrifën si një dokument të mirë historik dhe fetar, por jo në të njëjtin nivel si Shkrimet hebraike.

Procesi i njohjes dhe i mbledhjes së Dhiatës së Re filloi në shekullin e parë të kishës së krishterë. Shumë më herët, disa nga librat e Dhiatës së Re ishin bërë të njohura. Pali i konsideronte shkrimet e Lukës aq autoritare/të besueshme sa Dhiata e Vjetër (1 Timoteu 5:18; shiko gjithashtu Ligji i Përtërirë 25:4 dhe Luka 10:7). Pjetri njohu shkrimet e Palit si Shkrime (2 Pjetri 3:15-16). Disa nga librat e Dhiatës së Re ishin duke qarkulluar midis kishave (Kolosianët 4:16; 1 Thesalonikasve 5:27). Klementi i Romës përmendi të paktën tetë libra të Dhiatës së Re (viti 95 Ps. K.). Ignatiusi i Antiokisë pranoi/vërtetoi rreth shtatë libra (viti 115 Ps. K.). Polikarpi, një dishepull i apostullit Gjon njohu/vërtetoi 15 libra (viti 108 Ps. K.). Më vonë, Ireneu përmendi 21 libra (viti 185 Ps. K.). Hipolytus njohu 22 libra (vitet 170-235 Ps. K.). Librtat e Dhiatës së Re për të cilat ka patur më shumë polemika ishin Hebrenjve, Jokobi, 2 Pjetri, 2 Gjoni dhe 3 Gjoni.

“Kanuni” i parë ishte Kanuni Muratorian, i cili ishte hartuar në vitin 170 Ps. K. Kanuni Muratorian përfshinte të gjithë librat e Dhiatës së Re përveç Hebrenjve, Jakobit dhe 3 Gjoni. Në vitin 363 Ps. K., Këshilli i Laodicesë deklaroi se vetëm Dhiata e Vjetër (së bashku me Apokrifën) dhe 27 libra të Dhiatës së Re ishin për t’u lexuar nëpwr kisha. Këshilli I Hipos (viti 393 Ps. K.) dhe këshilli I Kartagjenës (viti 397 Ps. K.) gjithashtu pranoi po ata 27 libra si të besueshme dhe me autoritet.

Këshillat ndoqën diçka të ngjashme në parimet e mëposhtme për të përcaktuar nëse një libër i Dhiatës së Re ishte vërtet i frymëzuar nga Fryma e Shenjtë: 1) Autori ishte një apostull ose kishte lidhje të ngushtë me një apostull? 2) A është pranuar libri nga trupi I Krishtit në përgjithësi? 3) A përmbante libri qëndrueshmërinë e doktrinës dhe mësimit ortodoks? 4) A mbante libri prova të larta të vlerave morale dhe shpirtërore që do të reflektonte nje vepër të Frymës së Shenjtë? Përsëri, është e rëndësishme të mbahet mend se kisha nuk e përcaktoi kanunin. Asnjë Këshill i hershëm i kishës nuk vendosi për kanunin. Ishte Zoti dhe vetëm Zoti, i cili vendosi cilat libra i përkasnin Biblës. Ishte thjesht një çështje ku Zoti iu dha ndjekësve të tij atë që Ai kishte vendosur. Procesi njerëzor i mbledhjes së librave të Biblës kishte mangësi, por Perëndia, në sovranitetin e Tij dhe pavarësisht paditurisë dhe kokëfortësisë tonë, solli kishën e hershme në njohjen e librave që Ai kishte frymëzuar.



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip





Si dhe kur u mblodh së bashku kanuni i Biblës?