settings icon
share icon
Pyetje

Kush është Fryma e Shenjtë?

Përgjigjia


Ka shumë mendime të gabuara në lidhje me identitetin e Frymës së Shenjtë. Disa e konsiderojnë Frymën e Shenjtë si një forcë mistike. Të tjerë e kuptojnë sikur Fryama e Shenjtë është fuqia objektive e Zotit mbi ndjekësit e Jezusit. Çfarë thotë Bibla në lidhje me identitetin e Frymës së Shenjtë? Thjesht fare - Bibla thotë se Fryma e Shenjtë është Zot. Bibla gjithashtu na thotë se Fryma e Shenjtë është një Person, një Qenie me një mendje, emocione dhe vullnet.

Fakti që Fryma e Shenjtë është Zot është vërejtur qartë në shumë Shkrime, si tek Veprat 5:3-4. Në këto vargje, Pjetri ballafaqohet me Ananian, duke e pyetur se pse e kishte gënjyer Frymën e Shenjtë dhe i thotë se ai “nuk kishte gënjyer njerëzit, por Perëndinë”. Është një deklaratë e qartë që tregon se t’i gënjesh Frymës së Shenjtë është t’i gjënjesh Zotit. Ne gjithashtu mund ta dimë se Fryma e Shenjtë është Zot sepse Ai zotëron atributet ose karakteristkat e Perëndisë. Për shëmbull; fakti që Fryma e Shenjtë është i kudondodhshëm shihet tek Psalmet 139:7-8: “Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate? Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty”. Më pas, tek 1 Korintasve 2:10, shohim se Fryma e Shenjtë është i gjithëditshëm: “Po Perëndia na i ka zbuluar me anë të Frymës së tij, sepse Fryma heton çdo gjë, edhe të thellat e Perëndisë.”

Ne mund ta dimë me siguri se Fryma e Shenjtë është një Person sepse Ai ka një mendje, emocione dhe një vullnet. Fryma e Shenjtë mendon dhe di (1 Korintasve 2:10). Fryma e Shenjtë mund të zemërohet (Efesianëve 4:30). Fryma ndërmjetëson për ne (Romakëve 8:26-27). Fryma e Shenjtë merr vendime në bazë të vullnetit të Tij (1 Korintasve 12:7-11). Fryma e Shenjtë është Zot, “Personi” i tretë i Trinisë. Ashtu si Perëndia, Fryma e Shenjtë ka funksionet e Ngushëlluesit dhe Këshilltarit të cilat Jezusi i premtoi (Gjoni 14:16,26; 15:26).

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Kush është Fryma e Shenjtë?
© Copyright Got Questions Ministries