Ç’ditë është Shabati, të shtunë apo të diel? A duhet që të krishterët të respektojnë ditën e Shabatit?



Pyetje: Ç’ditë është Shabati, të shtunë apo të diel? A duhet që të krishterët të respektojnë ditën e Shabatit?

Përgjigjia:
Zakonisht është pohuar se: “Perëndia krijoi Shabatin në Eden” për shkak të lidhjes ndërmjet Shabatit dhe krijimit në Eksodi 20:11. Edhe pse pushimi i Perëndisë në ditën e shtatë (Zanafilla 2:3) paralajmëronte/tregonte një ligj të Shabatit në të ardhmen, nuk ka asnjë shkrim biblik për Shabatin përpara se bijtë e Izraelit të largoheshin nga toka e Egjiptit. Në asnjë vend të Shkrimit nuk ka ndonjë të dhënë se mbajtja e Shabatit praktikohej nga Adami deri tek Moisiu.

Fjala e Perëndisë e tregon qartë se Shabati ishte një shenjë e vaçantë respekti ndërmjet Perëndisë dhe Izraelit: “Andaj bijtë e Izraelit do ta respektojnë shabatin, duke e respektuar shabatin brez pas brezi, si një besëlidhje të përjetshme. Ajo është një shenjë e përjetshme midis meje dhe bijve të Izraelit, sepse në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin dhe tokën, dhe ditën e shatatë pushoi dhe u çlodh.” (Eksodi 31:16-17).

Në LIgji i Përtërirë 5, Moisiu rijep Dhjetë Urdhërimet për brezin tjetër të Izraelit. Pas urdhërimit të respektimit të Shabatit në vargjet 12-14, Moisiu jep arsyen se Shabati i ishte dhënë popullit të Izraelit: “Dhe mos harro që ke qenë skllav në vendin e Egjiptit dhe që Zoti, Perëndia yt, të nxorri që andej me një dorë të fuqishme dhe vepruese; prandaj Zoti, Perëndia yt, të urdhëron të respektosh ditën e shabatit.” (Ligji i Përtërirë 5:15).

Qëllimi i Zotit për dhënien e shabatit nuk ishte që Izraeli të kujtonte krijimin, por ata duhet të kujtonin skllavërinë e Egjiptit dhe çlirimin e Perëndisë. Shkrimet që kërkojnë mbajtjen e shabatit: Një person nën ligjin e shabatit të mos dalë nga shtëpia e tij ditën e shabatit. (Eksodi 16:29), të mos ndezë zjarr (Eksodi 35:3) dhe të mos bëjë të punojë ndonjë tjetër (Ligji i Përtërirë 5:14). Çdokush që thyente Ligjin e shabatit vdiste (Eksodi 31:15; Numbrat 15:32-35).

Një kontroll i pasazheve të Dhjatës të Re na tregon katër pika të rëndësishme: 1) Sa herë që Krishti shfaqet i ringjallur dhe përmendet dita, gjithmonë është dita e parë e javës (Mateu 28:1, 9, 10; Marku 16:9; Luka 24:1, 13, 15; Gjoni 20:19, 26). 2) Nga Veprat e Apostujve në Zbulesa e vetmja herë që është përmendur shabati është përmendur për qëllime ungjillizuese të Judenjve, në sinagogë. (Veprat e Apostujve kapitujt 13-18). Pali shkroi: “Dhe iu bëra judenjve si jude, që të fitoj judenjtë” (1 Korintasit 9:20). Pali nuk shkonte në singogë për të patur miqësi/shoqëri/vëllazëri me shenjtorët dhe për t’i udhëzuar ata, por për t’i bindur (për mëkat) dhe për t’i shpëtuar të humburit. 3) Njëherë Pali tha: “që tani e tutje do të shkoj te paganët”(Veprat e Apostujve 18:6), shabati nuk është përmendur më. Dhe 4) në vend të propozimit/sugjerimit për të zbatuar shabatin pjesa tjetër e Dhjatës së Re nënkupton të kundërtën (duke përfshirë një përjshtim të pikës 3 më lart, në Kolosianëve 2:16).

Duke parë më me kujdes pikën 4 më lart do të kuptohet se besimtarët e Dhjatës të Re nuk janë të detyruar të mbajnë shabatin dhe gjithashtu tregon se ideja e së Dielës “Shabatit të të Krishterë”, është jobiblike. Siç u shtjellua më lart, shabati është përmendur njëherë pasi Pali filloi të përqëndrohej tek johebrenjtë. “Prandaj askush të mos ju gjykojë për ushqime ose pije, për festa o hënë të re, apo shabate; këto gjëra janë hija e atyre që kanë për të ardhur; por trupi është I Krishtit.” (Kolosianët 2:16-17). Shabati hebre u shfuqizua në kryq ku Krishti “shfuqizoi kodin e shkruar, me rregullat e saj” (Kolosianëve 2:14).

Kjo ide është përsëritur më shumë se një herë në Dhjatën e Re: “Njëri e çmon një ditë më shumë se tjetrën, tjetri i çmon të gjitha ditët njëlloj; gjithsecili të jetë plotësisht i bindur në mendjen e vet. Ai që e çmon ditën, për Zotin e çmon” (Romakët 14:5-6a). “kurse tani, mbasi njohët Perëndinë, më mirë të them se u njohët prej Perëndisë, vallë si ktheheni përsëri te elementet e dobët dhe të varfër, të cilëve doni prapë si përpara t’u shërbeni? Sepse ju i mbani me kujdes ditë, muaj, stinë dhe vite.” (Galatasit 4:9-10).

Por disa pohojnë se një urdhër nga Kostandini në vitin 321 P.K. “ndryshoi” shabatin nga e shtuna të diel. Në cilën ditë mblidhej kisha e parë për të adhuruar? Shkrimi asnjëherë nuk përmend mbledhje shabati (të shtunë) nga besimtarët për miqësi ose adhurim. Megjitahtë, këtu janë pasazhe të qarta që përmendin ditën e parë të javës. Për shembull, Veprat e Apostujve 20:7 tregon se: “në ditën e parë të javës ne mblidheshim bashkë për të thyer bukën.” Në 1 Korintasve 16:2 Pali nxit besimtarët korintas “Të parën ditë të çdo jave, secili nga ju le të verë mënjanë, dhe të mbledhë aq sa mundet.” Qëkur Pali e përcaktoi këtë ofertë si një “shërbim” në 2 Korintasve 9:12, kjo mbledhje duhet të ketë qenë e lidhur me shërbimin e adhurimit të së dielës të asamblesë së krishterë. Historikisht e diela, jo e shtuna, ishte dita e takimit të të krishterëve ne kishë dhe praktika e saj daton në shekullin e parë.

Shabati i ishte dhënë Izraelit, jo kishës. Ende shabati është e shtuna, jo e diela dhe nuk ka ndryshuar asnjëherë. Por shabati është pjesë e Ligjit në Testamentin e Vjetër dhe të krishterët janë të lirë nga varësia e Ligjit (Galatasit 4:1-26; Romakët 6:14). Shabati nuk kërkohet të mbahet nga të krishterët – qoftë e shtuna apo e diela. Dita e parë e javës, e diela, Dita e Zotit (Zbulesa 1:10) feston Krijimin e Ri, me Krishtin si Drejtuesin tonë të shpëtimit. Ne nuk jemi të detyruar të ndjekim Mozaikun e shabatit – pushimi (të pushuarit), por tani jemi të lirë të ndjekim Krishtin e ringjallur – shërbimi (të shërbyerit).

Apostulli Pal tha se çdo i krishterë individualisht duhet të vendosë nëse ta zbatojë pushimin e shabatit, “Njëri e çmon një ditë më shumë se tjetrën, tjetri i çmon të gjitha ditët njëlloj; gjithsecili të jetë plotësisht I bindur në mendjen e vet” (Romakët 14:5). Ne duhet të adhurojmë Perëndinë çdo ditë, jo vetëm të shtunë ose të diel.



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip





Ç’ditë është Shabati, të shtunë apo të diel? A duhet që të krishterët të respektojnë ditën e Shabatit?