Si mund të di se ç’farë dhunti Frymërore kam?



Pyetje: Si mund të di se ç’farë dhunti Frymërore kam?

Përgjigjia:
Nuk ka ndonjë formulë magjike apo ndonjë test definitiv që mund të na thotë ne egzaktësisht se cilat janë dhuntitë tona Frymërore. Fryma e Shenjtë ndan dhuntitë ashtu sic Ai vendos (1 Korintasve 12:7-11). Një problem i përbashkët për të Krishterët është tundimi I të fokusuarit ndaj dhuntisë tonë Frymërore saqë ne kërkojmë ti shërbejmë Zotit në atë fushë në të cilën ne ndjejmë se I përket fushës më dhuntinë që na është dhuruar. Kjo nuk është mënyra sesi dhunita Frymërore punon. Zoti na thërret ne ti shërbejmë Atij me bindje në të gjitha gjërat. Ai do të na pajisë ne me c’farë do dhunti që ne na nevojitet apo dhuntitë që na nevojiten për të përmbushur detyrën që AI na ka thirrur ne të bëjmë.

Të identifikosh dhuntitë tona Frymërore mund të arrihet në mënyra të ndryshme. Testet e dhuntive Frymërore apo inventarët, edhe pse nuk janë për tu mbështetur plotësisht, mund të na ndihmojnë ne të kuptojmë ku dhuntitë tona mund të jenë. Konfirmimi nga të tjerët gjithashtu hedh dritë mbi dhuntinë. Njerëzit e tjerë të cilët na shohin duke i shërbyer Zotit shpesh mund të na identifikojnë dhuntinë e cila është në përdorim, të cilën ne mund ta shohim si të zakonëshme apo nuk mund të mos jemi fare në dijeni. Lutja është gjithashtu e rëndësishme. I vetmi person që e di egzaktësisht se cfarë dhunti kemi është Ai vetë që i jep dhuntitë, Fryma e Shenjtë. Ne mund ti kërkojmë Zotit të na tregojë ne dhuntitë tona Frymërore për ti përdorur ato më mirë, për lavdinë e Tij.

Po, Zoti thërret disa të jenë mësues dhe i jep atyre dhuntinë e mësimit. Zoti thërret disa të jenë shërbëtore dhe i bekon ata me dhuntinë e ndihmës. Gjithsesi, të dimë në menyrë specifike dhuntinë tonë Frymërore nuk duhet të jetë një justifikim për të mos i shërbyer Zotit në fusha që jashtë dhuntisë tonë. A është e dobishme të dish cfarë dhunti Frymërore na ka dhënë Zoti ne? Sigurisht që po. A është gabim të fokusohesh kaq shumë në dhuntitë Frymërore dhe të humbasësh mundësi të tjera me të cilat mund ti shërbeje Zotit? Po, nëse ne i jemi dedikuar të qënit I përdorur nga Zoti, Ai do të na pajisë ne me ato dhunti Frymërore që ne kemi nevojë.



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



Si mund të di se ç’farë dhunti Frymërore kam?