settings icon
share icon
Pyetje

Është Bibla e përshtatshme për sot?

Përgjigjia


Hebrenjtë 4:12 thotë “Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se shpata me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjeve dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës.” Ndërsa Bibla u përfundua përafërsisht 1900 vjet më parë, saktësia e saj dhe rëndësia për sot mbeten të pandryshuara. Bibla është i vetmi burim objektiv i të gjithë zbulesës që Perëndia na ka dhënë për veten e Tij dhe për planin e Tij për njerëzimin.

Bibla përmban shumë informacion rreth botës natyrore që është vërtetuar nga vëzhgime dhe kërkime shkencore. Disa nga këto pasazhe përfshijnë: Levitiku 17:11; Predikuesit 1:6-7; Jobi 36:26-27; Psalmi 102:25-27 dhe Kolosianëve 1:16-17. Ndërsa shpaloset historia e Biblës për planin shpengues të Perëndisë për njerëzimin, shumë personazhe të ndryshme janë përshkruar gjallërisht. Në ato përshkrime, Bibla jep shumë informacion rreth sjelljes dhe prirjeve njerëzore. Eksperienca jonë dite pas dite na tregon se ky informacion është më I saktë dhe më përshkruesi i gjendjes njerëzore se çdo libër psikologjie. Shumë fakte historike të regjistruara në Bibël janë konfirmuar nga burime jashtë biblike. Shpesh kërkimet historike tregojnë një përputhshmëri ndërmjet relacioneve biblike dhe relacioneve jashtë biblike për të njëjtat ngjarje.

Megjithatë, Bibla nuk është një libër historie, një tekst psikologjie, ose një revistë shkencore. Bibla është përshkrimi që Perëndia na dha ne se kush Ai është, dhe dëshirat dhe planet e Tij për njerëzimin. Pjesa më e rëndësishme e kësaj zbulese është historia e ndarjes sonë nga Perëndia për shkak të mekatit dhe ofrimi I Perëndisë për restaurimin e marrëdhënies përmes sakrificës së Birit të Tij, Jezus Krishtit, në kryq. Nevoja jonë për shpengim nuk ndryshon. As dëshira e Perëndisë për të na pajtuar me veten e Tij.

Bibla përmban shumë informacion të saktë dhe të përshtatshëm. Mesazhi më i rëndësishëm I Biblës-shpengimi-është universalisht dhe përjetësisht i zbatueshëm për njerëzimin. Fjala e Perëndisë kurrë nuk do të vjetërohet, zëvendësohet ose përmirësohet. Kulturat ndryshojnë, ligjet ndryshojnë, brezat shkojnë e vijnë, por Fjala e Perëndisë është aq e përshtatshme sot sa ishte kur u shkrua për herë të parë. Jo domosdoshmërisht të gjitha shkrimet zbatohen në mënyrë të qartë në ne sot, por të gjitha shkrimet përmbajnë të vërtetën që ne mund dhe duhet të zbatojmë në jetët tona sot.

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Është Bibla e përshtatshme për sot?
© Copyright Got Questions Ministries