Cili është qëndrimi i Krishter në lidhje me vetëvrasjen? Çfarë thotë Bibla në lidhje me vetëvrasjen?




Pyetje: Cili është qëndrimi i Krishter në lidhje me vetëvrasjen? Çfarë thotë Bibla në lidhje me vetëvrasjen?

Përgjigje:
Sipas Biblës, nëse një person kryen vetëvrasje ose jo, nuk përcakton nëse ky person do të shkojë në qiell ose jo. Nëse një person i pashpëtuar kryen vetëvrasje, ai ose ajo thjesht “është nisur” për në liqenin e zjarrit. Megjithatë, personi që ka kryer vetëvrasje do të përfundojë në ferr sepse ka refuzuar shpëtimin nëpërmjet Krishtit dhe jo sepse ka kryer vetëvrasje. Bibla përmend katër persona të ndryshëm të cilët kanë kryer vetëvrasje: Sauli (1 Samuelit 31:4), Ahithofeli (2 Samuelit 17:23), Zimiri (1 Mbretërve 16:18) dhe Juda (Mateu 27:5). Të gjithë këta kanë qenë njerëz të ligj dhe mëkatarë. Bibla e konsideron vetëvrasjen njësoj si vrasjen; dhe kështu është, të vrasësh veten. Zoti është Ai që vendos se kur dhe si duhet të vdesë një njeri. Që të marrësh këtë pushtet në duart e tua, sipas Biblës, do të thotë të blasfemosh kundër Zotit.

Çfarë thotë Bibla në lidhje me një të Krishter që kryen vetëvrasje? Nuk besoj se një i Krishter që kryen vetëvrasje e humbet shpëtimin dhe shkon në ferr. Bibla na thotë se që në momentin që një njeri beson me të vërteë në Krishtin, ai ose ajo është përjetësisht i/e siguruar (Gjoni 3:16). Sipas Biblës, të Krishterët mund të jenë plotësisht të sigurt që kanë jetë të përjetshme, pavarësisht se ç‘farë ndodh. “Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë” (1Gjoni 5:13). Asgjë nuk mund t’i ndajë të Krishterët nga dashuria e Perëndisë! “Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë (Romakëve 8:38,39). Nëse “asnjë krijesë” nuk mund të ndajë një të Krishter nga dashuria e Perëndisë, atëhere as një i Krishter që kryen vetëvrasje nuk mund të ndahet nga dashuria e Perëndisë, përderisa edhe ky i Krishter është “një krijesë”. Jezusi vdiq për të gjitha mëkatet tona...edhe nëse një i Krishter, në një moment dobësie dhe sulmi frymëror, vendos të kryejë vetëvrasje – ky do të ishte një mëkat për të cilin Jezusi vdiq.

Kjo nuk do të thotë se vetëvrasja nuk është një mëkat serioz kundër Zotit. Sipas Biblës vetëvrasja është vrasje, padyshim që është diçka e gabuar. Do të kisha dyshime serioze në lidhje me vërtetësinë e besimit të kujdo që do të shpallte se ishte i Krishter dhe në të njëjtën kohë do të kryente vetëvrasje. Nuk ekziston asnjë rrethanë që do të mund të justifikonte dikë, aq më pak një të Krishter, që merr jetën e tij/saj në duart e veta. Të Krishterët janë të thirrur për të jetuar për Perëndinë – koha për të vdekur është në duart e Perëndisë dhe vetëm në duart e Tij. Ndoshta një ilustrim i mirë në lidhe me vetëvrasjen për një të Krishter do të ishte nga libri i Esterit. Në atë kohë, në Persi ishte një rregull: që kushdo që dilte para mbretit duke mos qenë i ftuar mund të vdiste, në rast se mbreti nuk do të zgjaste skeprin e tij para atij personi – për të treguar mëshirë. Vetëvrasja për një të Krishterë do të ishte njësoj sikur të shkoje për të parë Mbretin me zor, në vend që të prisje që Ai të të thërriste. Ai do të zgjasë skeptrin e Tij drejt teje, duke të kursyer jetën e përjetshme, por kjo nuk do të thotë se Ai është i lumtur për ty. Edhe pse nuk është duke folur për vetëvrasjen, 1 Korintasve 3:15, është ndoshta një përshkrim i mirë i asaj që i ndodh një të Krishteri që kryen vetëvrasje: “në qoftë se vepra e tij digjet, ai do të pësojë humbje, por ai vetë do të shpëtohet, si përmes zjarrit.”



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



Cili është qëndrimi i Krishter në lidhje me vetëvrasjen? Çfarë thotë Bibla në lidhje me vetëvrasjen?