A është e vërtetë ringjallja e Jezu Krishtit?



Pyetje: A është e vërtetë ringjallja e Jezu Krishtit?

Përgjigje:
Shkrimi i Shenjtë paraqet dëshmi bindëse që Jezus Krishti u ringjall vërtet prej së vdekurish. Ringjallja e Krishtit është regjistruar në Mateu 28:1-20; Marku 16:1-20; Luka 24:1-53; dhe Gjoni 20:1–Gjoni 21:25. Krishti i ringjallur shfaqet edhe në Librin e Veprave (Veprat 1:1-11). Nga këto pjesë mund të nxjerrësh disa “dëshmi” të ringjalljes së Krishtit. Së pari kemi ndryshimin dramatik të dishepujve. Ata u shndërruan nga një grup burrash të frikësuar dhe duke u fshehur në dëshmitarë të fortë, të guximshëm duke ndarë ungjillin kudo nëpër botë. Çfarë tjetër mund të shpjegojë këtë ndryshim dramatik përveç që Krishti i ringjallur t'u jetë shfaqur atyre?

Së dyti është jeta e apostullit Pal. Çfarë e ndryshoi atë nga të qenët një përndjekës i kishës në një apostull për kishën? Kjo ndodhi kur Krishti i ringjallur iu shfaq atij rrugës për në Damask (Veprat 9:1-6). Një dëshmi e tretë bindëse është varri bosh. Nëse Krishti nuk do të ishte ringjallur, atëherë ku është trupi i Tij? Dishepujt dhe të tjerë e panë varrin ku u varros Ai. Kur u kthyen, trupi i Tij nuk ishte atje. Engjëjt shpallën që Ai ishte ringjallur prej së vdekurish siç kishte premtuar (Mateu 28:5-7). Së katërti, dëshmi shtesë për ringjalljen e Tij janë njerëzit e shumtë të cilëve Ai iu shfaq (Mateu 28:5, 9, 16-17; Marku 16:9; Luka 24:13-35; Gjoni 20:19, 24, 26-29; 21:1-14; Veprat 1:6-8; 1 Korintasve 15:5-7).

Dëshmi tjetër për ringjalljen e Jezusit është rëndësia e madhe që apostujt i dhanë ringjalljes së Jezusit. Një pjesë kyç mbi ringjalljen e Krishtit është 1 Korintasve 15. Në këtë kapitull, apostulli Pal shpjegon përse është kritike të kuptojmë dhe të besojmë në ringjalljen e Krishtit. Ringjallja është e rëndësishme për arsyet më poshtë: 1) Nëse Krishti nuk ishte ringjallur prej së vdekurish, as besimtarët nuk do të ringjallen (1 Korintasve 15:12-15). 2) Nëse Krishti nuk ishte ringjallur prej së vdekurish, flijimi i Tij për mëkatin nuk ishte i mjaftueshëm (1 Korintasve 15:16-19). Ringjallja e Jezusit provoi që vdekja e Tij ishte pranuar nga Perëndia si shlyerja për mëkatet tona. Nëse Ai thjesht do të kishte vdekur dhe qëndruar i vdekur, kjo do të tregonte që flijimi i Tij nuk ishte i mjaftueshëm. Si rrjedhim, besimtarët nuk do të ishin të falur për mëkatet e tyre dhe ata do të qëndronin të vdekur pas vdekjes (1 Korintasve 15:16-19). Nuk do të kishte diçka të tillë si jetë të përjetshme (Gjoni 3:16). “Por tashti Krishti u ringjall prej së vdekurish, dhe është fryti i parë i atyre që kanë fjetur” (1 Korintasve 15:20).

Së fundi, Shkrimi i Shenjtë është i qartë se të gjithë ata që besojnë Jezu Krishtin do të ringjallen për jetë të përjetshme sikurse edhe Ai (1 Korintasve 15:20-23). E para e Korintasve 15 vazhdon të përshkruajë se si ringjallja e Krishtit vërteton fitoren e Tij mbi mëkatin dhe se si na siguron fuqinë për të jetuar me fitore mbi mëkatin (1 Korintasve 15:24-34). Aty përshkruhet natyra e lavdishme e trupit të ringjallur që ne do të marrim (1 Korintasve 15:35-39). Aty shpallet se, si rezultat i ringjalljes së Krishtit, të gjithë ata që besojnë në Të kanë fitore përfundimtare mbi vdekjen (1 Korintasve 15:50-58).

farë e vërtetë e lavdishme është ringjallja e Krishtit! “Prandaj, o vëllezërit e mi të dashur, qëndroni të fortë e të patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit, duke e ditur se mundi juaj nuk është i kotë në Zotin” (1 Korintasve 15:58). Sipas Biblës, ringjallja e Jezu Krishtit është pa dyshim më se e vërtetë. Në Bibël regjistrohet ringjallja e Krishtit, regjistrohet se si kjo u dëshmua nga mbi 400 njerëz dhe vazhdon të ndërtojë doktrinë të krishterë vendimtare mbi faktin historik të ringjalljes së Jezusit.



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



A është e vërtetë ringjallja e Jezu Krishtit?