Sapo kam vendosur t’i besoj Jezusit ... po tani?




Sapo kam vendosur t’i besoj Jezusit ... po tani?

Urime! Keni marrë një vendim që do t’ju ndryshojë jetën! Ndoshta jeni duke bërë pyetjen, “Po tani? Si mund ta filloj udhëtimin tim me Perëndinë?” Pesë hapat e mëposhtën do t’ju japin udhëzime nga Bibla. Nëse ju lindin pyetje gjatë udhëtimit tuaj, ju lutem vizitoni faqen tonë të internetit - http://www.gotquestions.org/Shqip

1. Sigurohuni që e keni kuptuar shpëtimin.

Tek 1 Gjonit 5:13 thuhet: “Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme.”Perëndia dëshiron që ne ta kuptojmë shpëtimin. Perëndia do që ne të kemi siguri në faktin se jemi të shpëtuar. Le të shqyrtojmë shkurtimisht pikat kyçe të shpëtimit:

(a) Të gjithë kemi mëkatuar. Të gjithë kemi bërë gjëra të papëlqyeshme për Perëndinë (Romakëve 3:23).

(b) Për shkak të mëkateve tona, ne meritojmë të dënohemi me ndarje të përjetshme nga Perëndia (Romakëve 6:23).

(c) Jezusi vdiq në kryq për të paguar çmimin për mëkatet tona (Romakëve 5:8; 2 Korintasve 5:21). Jezusi vdiq në vendin tonë, duke marrë ndëshkimin që ne meritonim. Ringjallja e Tij ishte një provë që tregoi se vdekja e Jezusit ishte e mjaftueshme për shlyerjen e mëkateve tona.

(d) Perëndia garanton falje dhe shpëtim për të gjithë ata që i besojnë Jezusit – duke pasur besim se vdekja e Tij ishte pagesa për mëkatet tona (Gjoni 3:16; Romakëve 5:1; Romakëve 8:1).

Ky është mesazhi i shpëtimit! Nëse keni vendosur besimin tuaj tek Jezus Krishti si Shpëtimtari juaj, ju jeni të shpëtuar! Të gjitha mëkatet tuaja janë falur dhe premtimi i Zotit ështe se Ai kurrë nuk ka për t’ju lënë ose për t’ju braktisur (Romakëve 8:38-39; Mateu 28:20). Mos harroni, shpëtimi juaj është i sigurt në Jezus Krishtin (Gjoni 10:28-29). Nëse besoni vetëm tek Jezusi si Shpëtimtari juaj, ju mund të keni sigurinë se do ta kaloni përjetësinë me Zotin, në qiell!

2. Shkoni në një kishë të mirë që jep mësime nga Bibla.

Mos mendoni për kishën si ndërtesë. Kisha është njerëzt. Është e rëndësishme që besimtarët e Jezus Krishtit të shoqërohen me njëri – tjetrin. Kjo është një nga qëllimet kryesore të kishës. Tani që keni vendosur besimin tuaj tek Jezus Krishti, ne ju inkurajojmë së tepërmi të gjeni një kishë në zonën ku banoni dhe të flisni me pastorin. Tregojini atij për besimin tuaj të ri në Jezus Krishtin.

Një qëllim i dytë i kishës është të japë mësime nga Bibla. Ju mund të mësoni se si t’i vini në jetë udhëzimet e Zotit në jetën tuaj. Të kuptuarit e Biblës është çelësi për një jetë të Krishterë të suksesshme dhe të fuqishme. Tek 2 Timoteut 3:16-17 thuhet: “I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë”.

Një qëllim i tretë i kishës është adhurimi. Adhurimi është të falenderosh Zotin për gjithçka që ka bërë! Zoti na ka shpëtuar. Zoti na do. Zoti siguron për ne. Zoti na udhëzon dhe na drejton. Si mund të mos e falenderojmë? Zoti është i shenjtë, i drejtë, i dashur, i mëshirshëm dhe plot hir. Tek Zbulesa 4:11 shkruhet: “Ti je i denjë, o Zot, të marrësh lavdinë, nderimin dhe fuqinë, sepse ti i krijove të gjitha gjëra, dhe nëpërmjet vullnetit tënd ekzistojnë dhe u krijuan".

3. Caktoni një kohë gjatë ditës për t’u përqëndruar tek Perëndia.

Është shumë e rëndësishme për ne të kalojmë kohë çdo ditë duke u përqëndruar tek Perëndia. Disa njerëz e quajnë këtë kohë “koha e qetë”Disa të tjerë e quajnë “përkushtim”sepse është një kohë kur ne i kushtohemi Perëndisë. Disa parapëlqejnë të caktojnë një kohë mëngjeseve, ndërsa të tjerë parapëlqejnë mbrëmjet. Nuk ka rëndësi se çfarë emri i vemë kësaj kohe ose kur e marrim atë. E rëndësishme është të kaloni kohë me Perëndinë rregullisht. Nga se përbëhet koha jonë me Zotin?

(a) Lutja. Lutja është thjesht të flasësh me Perëndinë. Flisni me Perëndinë për shqetësimet dhe problemet tuaja. Kërkoini Perëndisë t’ju japë urtësi dhe drejtim. Kërkoini Perëndisë të sigurojë për nevojat tuaja. Tregoini Perëndisë sa shumë e doni dhe sa shumë vlerësoni gjithçka që ka bërë për ju. Kjo është lutja.

(b) Leximi i Biblës. Përveç të mësuarit të Biblës në kishë, në Shkollën e së Dielës, dhe/ose në studimet Biblike – ju duhet ta lexoni vetë Biblën. Në Bibël do të gjeni gjithçka që duhet të dini për një jetë të Krishterë të suksesshme. Do të gjeni udhëheqje nga Zoti për të marrë vendime të urta, për të njohur vullnetin e Zotit, për t’ju shërbyer të tjerëve dhe për t’u rritur nga ana frymore. Bibla është Fjala e Perëndisë për ne. Bibla në thelb është udhëzuesi që na ka dhënë Zoti për të jetuar një jetë të pëlqyeshme për Të dhe të kënaqshme për ne.

4. Zhvilloni marrëdhënie me njerëz që mund t’ju ndihmojnë nga ana frymore.

Tek 1 Korintasve 15:33 thuhet: “Mos u gënjeni; shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira”. Bibla është plot me paralajmërime për ndikimin që njerëzit “e liq”mund të kenë mbi ne. Nëse shpenzojmë kohë me njerëz që jepen pas veprimeve mëkatare, do të tundohemi edhe ne nga këto veprime. Karakteri i atyre që na rrethojnë do të “lërë shenjë”tek ne. Prandaj është kaq e rëndësishme të rrethohemi me njerëz të tjerë që e duan Zotin dhe janë të përkushtuar ndaj Tij.

Përpiquni të gjeni një ose dy miq, ndoshta nga kisha juaj, të cilët mund t’ju inkurajojnë (Hebrenjve 3:13; 10:24). Kërkojuni miqve që t’ju mbajnë përgjegjës në lidhje me kohën tuaj të qetë, veprimtaritë tuaja dhe ecjes suaj me Zotin. Kërkojuni atyre nëse mund të bëni të njëjtën gjë për ta. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të braktisni të gjithë miqtë tuaj që nuk e njohin Jezus Krishtin si Shpëtimtar. Vazhdoni të jeni miq me ta dhe t’i doni. Thjesht lërini ata të kuptojnë se Jezusi ka ndryshuar jetën tuaj dhe ju nuk mund të bëni gjithë ato gjëra që bënit më përpara. Kërkoini Zotit t’ju japë mundësi që të flisni për Jezusin me miqtë tuaj.

5. Pagëzohuni.

Shumë njerëz kanë një keqkuptim në lidhje me pagëzimin. Fjala “pagëzoj”do të thotë zhyt në ujë. Pagëzimi është mënyra Biblike për të shpallur publikisht besimin tuaj të ri në Krishtin dhe përkushtimin tuaj për ta ndjekur Atë. Të zhytyrit në ujë ilustron varrosjen tonë me Krishtin. Dalja nga uji pasqyron ringjalljen e Krishtit. Të pagëzohesh do të thotë të identifikohesh me vdekjen e Jezusit, varrosjen dhe ringajlljen e Tij (Romakët 6:3-4).

Ju nuk shpetoheni me anë të pagëzimit. Pagëzimi nuk ju pastron nga mëkatet. Pagëzimi është thjesht një hap bindjeje, një shpallje publike e besimit tuaj në Krishtin për shpëtimin tuaj. Pagëzimi është i rëndësishsëm sepse është një hap bindjeje – një deklarim publik i besimit tuaj në Krishtin dhe përkushitmit ndaj Tij. Nëse ndiheni gati për tu pagëzuar, ju duhet të flisni me një pastor.



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



Sapo kam vendosur t’i besoj Jezusit ... po tani?