Çfarë ndodh pas vdekjes?




Pyetje: Çfarë ndodh pas vdekjes?

Përgjigje:
Pyetja se çfarë ndodh pas vdekjes mund te jetë ngatërruese. Bibla nuk e thotë qartë se kur një njeri do të arrijë në destinacionin e tij të përjetshëm final. Bibla na thotë se pas momentit të vdekjes, një përson dërgohet në Qiell ose në Ferr, varet nëse e ka pranuar Krishtin si Shpëtimtar në jetën e tij/saj. Për të Krishterët, jeta pas vdekjes është: mungesa në trup por prania me Perëndinë (2 Korintasve 5:6-8; Filipjanëve 1:23). Për jobesimtarët, jeta pas vdekjes do të thotë: dënim i përjtshëm në Ferr (Luka 16:22-23).

Kjo është pika ku mund të ngatërrohen gjërat. Tek Zbulesa 20:11-15 thuhet se ata që janë në Ferr janë hedhur në liqenin e zjarrit. Tek kapitujt 21-22 të Zbulesës përshkruhen Qielli i Ri dhe Toka e Re. Prandaj, është e qartë se deri në ringjalljen përfundimtare, një person pas vdekjes qëndron në një Qiell ose Ferr “të përkohshëm”. Destinacioni i përjetshëm i një personi nuk dryshon, por “vendi” i destinacionit të përjetshëm do të ndryshojë. Në një pike, pas vdekjes, besimtarët do të dërgohen në Qiejt e Rinj dhe në Tokën e Re (Zbulesa 21:1). Një një pikë, pas vdekjes, jobesimtarët do të hidhen në liqenin e zjarrit (Zbulesa 20:11-15). Këto janë destinacionet përfundimtare të njerëzve – bazuar plotësisht në faktin nëse një person ka besuar tek Jezus Krishti për të shpëtuar nga mëkatet e tij apo jo.



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



Çfarë ndodh pas vdekjes?