settings icon
share icon
Pyetje

Cila është rëndësia e pagëzimit të Krishterë?

Përgjigjia


Pagëzimi i Krishterë, sipas Biblës, është një dëshmi e jashtme e asaj që ka ndodhur në jetën e një besimtari. Pagëzimi i Krishter ilustron identifikimin e një të Krishteri me vdekjen e Krishtit, varrosjen dhe ringjalljen. Bibla deklaron: “Po a nuk e dini se ne të gjithë që u pagëzuam në Jezu Krishtin, u pagëzuam në vdekjen e tij? Ne, pra, u varrosëm me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne gjithashtu të ecim në risinë e jetës” (Romakëve 6:3-4). Në pagëzimin e Krishterë, zhytja në ujë ilustron varrosjen e besimtarit sëbashku me Krishtin. Dalaja nga uji ilustron ringjalljen e Krishtit.

Në pagëzimin e Krishter, një person para se të pagëzohet duhet të përmbushë dy kërkesa: (1) duhet të besojë në Jezus Krishtin si Shpëtimtarin e Tij dhe (2) duhet të kuptojë se çfarë përfaqëson pagëzimi. Nëse një person e njeh Zotin Jezus si Shpëtimtar, e ka kuptuar se pagëzimi tregon një hap bindjeje për shpalljen publike të besimit në Krishtin, dhe dëshiron të pagëzohet – atëhere nuk ka asnjë arsye për ta ndaluar një besimtar të pagëzohet. Sipas Biblës, pagëzimi është thjesht një hap bindjeje, një shpallje publike e besimit në Krishtin si i vetmi Shpëtimtar. Pagëzimi i Krishter është i rëndësishën sepse tregon një hap bindjeje – një deklaratë publike të besimit në Krishitin dhe përkushtimit ndaj Tij, gjithashtu tregon edhe indentifikimin me vdekjen, varrosjen dhe ringjalljen e Krishtit.

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Cila është rëndësia e pagëzimit të Krishterë?
© Copyright Got Questions Ministries