Çfarë thotë Bibla në lidhje me kumarin? A është kumari mëkat?




Pyetje: Çfarë thotë Bibla në lidhje me kumarin? A është kumari mëkat?

Përgjigje:
Kumari mund të përkufizohet: “të rrezikosh një shumë parash në përpjekje për të marrë në kthim një shumë më të madhe parash në një mënyrë që është jashtë çdo logjike”. Bibla nuk e dënon në mënyrë të veçantë kumarin, bastet ose llotaritë. Megjithatë Bibla na paralamëron të qëndrojmë larg dëshirës për para (1 Timoteut 6:10; Hebrenjve 13:5). Shkrimi na nxit gjithashtu të qëndrojmë larg përpjekjeve për të “t’u pasuruar shpejt” (Fjalët e Urta 13:11; 23:5; Predikuesi 5:10). Në shumicën e rasteve, kumari rrjedh nga dëshira për para dhe padyshim i josh njerëzit me premtimin e një pasurimi sa më të shpejtë.

Ç’të keqe ka kumari? Kumari është një temë e vështirë për t’u diskutuar sepse është një aktivitet që bëhet me raste, është shpërdorim parash, por nuk është domosdoshmërisht diçka “e keqe”. Njerëzit shpërdorojnë para në shumë llojë aktivitetesh. Të harxhuarit para në kumar nuk është më pak ose më shumë e ndryshme nga të harxhuarit para për të parë një film (në shumë raste), ose për të ngrënë një vakt shumë të kushtueshëm dhe të panevojshëm, ose për të blerë një send jo shumë të vlefshëm. Në të njëjtën kohë, fakti që paratë shpenzohen kot edhe në aktivitete të tjera nuk e justifikon kumarin. Paratë nuk duhet të shpërdorohen. Paratë duhet të kursehen për t’u shpenzuar në punën për Perëndinë në një të ardhme – dhe jo të hidhen për kumar.

Kumari në Bibël: Edhe pse Bibla nuk e përmend kumarin specifikisht, ajo përmend lojrat e “fatit” ose të “shansi”. Si shembull, marrim hedhjen e shortit tek Levitiku, për të zgjedhur nërmjet cjepërve dhe cjepërve fajshlyes. Jouzueu hodhi short për të vendosur ndarjen e tokave ndërmjet fiseve të ndryshme. Nehemia hodhi short për të vendosur se kush do të jetonte dhe kush nuk do të jetonte brenda mureve të Jerikos. Apostujt hodhën short për zëvendësimin e Judës. Tek Fjalët e Urta 16:33 thuhet: “Shorti hidhet që në barkun e nënës, por çdo veprim varet nga Zoti”. Në asnjë vend në Bibël nuk është përdorur kumari ose “shansi” si një lloj argëtimi ose të paraqitet si një praktikë e pranueshme për ndjekësit e Zotit.

Kazinotë dhe llotaritë: Kazinotë përdorin të gjitha llojët e skemave të marketingut për të nxitur aktivitetin e kumarit dhe për të rritur si pasojë edhe shpenzimin sa më të madh të parave. Ata shpesh ofrojnë edhe alkool falas ose me çmim të lirë që njerëzit të mund të dehen më lehtë dhe për pasojë të marrin vendime jo shumë të mençura. Gjithçka në një kazino është e prirur për të marrë sa më shumë para dhe për të mos dhënë në kthim asgjë, veçse një kënaqësi kalimtare dhe boshe. Llotaritë kanë në shumicën e rasteve paraqiten si një mënyrë për të financuar edukimin ose/dhe programet sociale. Megjiithatë, studimet tregojnë se personat që marrin pjesë nëpër këto llotari janë pikërisht ata që kanë më pak mundësi financiare për të blerë biletat e llotarisë. Joshja për “t’u pasuruar sa më shpejt” është një tundim shumë i madh për personat që janë të dëshpëruar. Shanset për të ftuar janë shumë të pakta, gjë që rrënon jetët e shumë personave.

Pse llotaritë nuk i sjellin kënaqësi Perënidsë: Shumë njerëz thonë se janë dukë luajtur kumar ose dukë hedhur llotari, në mënyrë që paratë që fitojnë t’ia japin kishës, ose t’i shpenzojnë për një qëllim të mirë. Edhe pse ky mund të ishte një motiv i mirë, përsëri realiteti është se shumë pak njerëz i përdorin fitimet nga kumari për qëllime të perëndishme. Studimet tregojnë se pjesa më e madhe e njerëzve që fitojnë para në kumar, janë në një gjendje financiare akoma më të keqe disa vite pasi i kanë fituar këto para. Pak, për të mos thënë asnjë, i shpenzojnë këto para për qëllime të mira. Përveç kësaj, Perëndia nuk ka nevojë për paratë tona në financimin e misionit të Tij në botë. Tek Fjalët e Urta 13:11 thuhet: “Pasuria e përftuar në mënyrë jo të ndershme do të katandiset në pak gjëra, por atij që e grumbullon me mund do t'i shtohet ajo”. Perëndia është sovran dhe do të sigurojë për nevojat e kishës nëpërmjet rrugëve të ndershme. A do të nderohej Perënida nga paratë e dhuruara nga tregëtia e drogës, apo nga paratë e vjedhura nga një bankë? Perënida as nuk ka nevojë dhe as nuk do para “të vjedhura” nga të varfërit për shkak të tundimit të të pasurve.

Tek 1 Timoteut 6:10 thuhet: “Sepse lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave dhe, duke e lakmuar atë fort, disa u larguan nga besimi dhe e depërtuan veten e tyre në shumë dhimbje”. Tek Hebrenjve 13:5 thuhet: “Sjellja juaj të jetë pa lakmi paraje dhe kënaquni me atë që keni, sepse vetë Perëndia ka thënë: ``Nuk do të të lë, nuk do të të braktis''. Mateu 6:24 shpall: “ Askush nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve, sepse ose do të urrejë njërin dhe do ta dojë tjetrin; ose do t'i qëndrojë besnik njerit dhe do të përçmojë tjetrin; ju nuk mund t'i shërbeni Perëndisë dhe mamonit”.



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



Çfarë thotë Bibla në lidhje me kumarin? A është kumari mëkat?