settings icon
share icon
Pyetje

Pse të mos kryej vetëvrasje?

Përgjigjia


Më pikon në zemër për të gjithë ata që kanë ndërmend t’i japin fund jetës me vetëvrasje. Nëse jeni njëri prej tyre, kjo mund të vijë nga shumë emocione të tilla si, ndjenja të qenit i pashpresë dhe i dëshpëruar. Ju mund të diheni sikur jeni në humnerën më të thellë dhe keni dyshime nëse ka ndonjë rreze shprese që gjërat të rregullohen. Duket sikur askush nuk ju kupton ose askujt nuk i bëhet vonë se nga vini. Kjo jetë thjesht nuk ia vlen...apo jo?

Emocione të tilla të ligështa përjetohen nga të gjithë në një moment ose në tjetrin. Disa nga pyetjet që më kanë ardhur në mendje kur kam përjetuar një humnerë emocionale kanë qenë: “A është e mundur të jetë ky vullneti i Zotit i cili më ka krijuar?” ; “ A është Zoti kaq i vogës sa s’mund të më ndihmojë?”; “A janë problemet e mija tepër të mëdha për Të?”

Jam i lumtur t’ju them se, nëse e mendoni për një moment të lejoni Zotin të jetën tuaj të jetë me të vertetë Zot, Ai do t’ju tregojë se sa i madh është Ai në të vërtetë! “sepse me Perëndinë asgjë s'është e pamundshme''. (Luka 1:37). Ndoshta shenjat e plagëve të së kaluarës ju kanë shkaktuar të ndiheni pamasë të refuzuar dhe të braktisur. Kjo mund t’ju bëjë të ndjeni keqardhje për veten, inat, hidhërim, të keni mendime hakmarrëse, ndjenja frike që ju shkatërrojnë, etj; gjëra që kanë shkaktuar probleme në marrëdhëniet tuaja më të rëndësishme. Megjithatë, vetëvrasja do t’u shkaktonte vetëm pikëllim përsonave më të dashur që nuk do të donit kurrë t’i lëndonit; plagë që do të ngelet shenjë gjatë gjithë jetës së tyre.

Pse nuk duhet të kryesh vetëvrasje? Mik, nuk ka rëndësi se sa keq janë punët në jetën tuaj, ekziston një Zot i dashurisë, i cili po pret që ju ta lejoni t’ju drejtojë përmes tunelit tuaj të dëshpërimit drejt dritës së Tij të mahnitshme. Ai është shpresa juaj e sigurt. Emri i Tij është Jezus.

Ky Jezus, Biri i pamëkat i Perëndisë, identifikohet me juve kur ndiheni të refuzuar dhe të poshtëruar. Profeti Isaia ka shkruajtur për të: “Ai erdhi lart para tij si një degëz, si një rrënjë nga një tokë e thatë. Nuk kishte figurë as bukuri për të tërhequr shikimin tonë, as paraqitje që ne ta dëshironim.

I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar, dhe ne nuk e çmuam aspak. Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur. Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve” (Isaia 53:2-6).

Mik, të gjitha këto Jezusi i duroi që mëkatet e tua të faleshin! Sa do e rëndë që të jetë pesha e fajit që mbani mbi kryre, dijeni që Ai do t’ju falë nëse pendoheni me përulje (kthehuni nga mëkatet tuaja tek Zoti). “Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh"(Psalmet 50:15).

Asgjë që keni bërë më përpara nuk është tepër e keqe për Jezusin që t’jua falë. Disa nga shërbëtorët e Tij më të zgjedhur në Bibël, kyen mëkate shumë të mëdha, si: vrasje (Moisiu), tradhëti bashkëshortore (Mbreti David) dhe abuzim fizik dhe emocional (Apostulli Pal). Përsëri ata gjetën falje dhe një jetë të re dhe të plotë në Zotin. “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja” (2 Korintasve 5:17).

Pse nuk duhet të kryeni vetëvrasje? Mik, Perëndia është i gatshëm për të riparuar atë që është “thyer”...me fjalë të tjera, jetën tuaj tani, së cilës doni t’i jepni fund me vetëvrasje. Profeti Isaia ka shkruar: “ Fryma e Zotit, Zoti është mbi mua, sepse Zoti më ka vajosur për t'u dhënë një lajm të mirë të përulurve; më ka dërguar të lidh plagën e atyre që e kanë zemrën të thyer, të shpall çlirimin e atyre që janë në robëri, hapjen e burgut të burgosurve,... për të ngushëlluar tërë ata që pikëllohen, për t'u dhënë gëzim atyre që pikëllohen..., për t'u dhënë atyre një diademë (kurorë bukurie) në vend të hirit, vajin e gëzimit në vend të zisë, mantelin e lavdërimit në vend të një fryme të ligështuar, me qëllim që të quhen lisa të drejtësisë mbjellja e Zotit, për të paraqitur lavdinë e tij” (Isaia 61:1-3).

Ejani tek Jezusi dhe lejoni Atë të ripërtërijë gëzimin dhe vlerat tuaja, ndërsa i besoni Atij të fillojë një punë të re në jetën tuaj. “Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkahmë me frymë dashamirës. Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar” (Psalmet 51:12; 51:17).

A do ta pranoni Zotin si Shpëtimtarin dhe Bariun tuaj? Ai do të drejtojë mendimet dhe hapat tuaja ditë pas dite, nëpërmjet Fjalës së Tij, Biblës. “Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën, nëpër të cilën duhet të ecësh; unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty” (Psalmet 32:8). “dhe do të jetë siguria e ditëve të tua, forca e shpëtimit, dituria dhe njohja; frika e Zotit do të jetë thesari i tij” (Isaia 33:6). Në KRISHTIN, ju do të keni përsëri vështirësi, por do të keni SHPRESË. Ai është “... një mik që është më i lidhur se një vëlla” (Fjalët e Urta 18:24). Qoftë hiri i Zotit Jezus me ju në kohën tuaj të vendimit.

Nëse dëshironi t’i besoni Jezus Krishtit si Shpëtimtarin tuaj, thuajini këto tri fjalë Zotit në zemrën tuaj: “Zot, kam nevojë për ty në jetën time. Të lutem më fal për gjithçka kam bërë. Unë e vendos besimin tim tek Jezus Krishti dhe besoj se Ai është Shpëtimtari im. Të lutem më pastro, më shëro, ktheje gëzimin në jetën time. Faleminderit për dashurinë Tënde ndaj meje dhe që Jezusi vdiq për mua.”

A keni marrë një vendim në lidhje me Krishtin prej asaj që lexuat këtu? Nëse po, ju lutem klikoni poshtë tek butoni “Kam pranuar Krishtin sot.”

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Pse të mos kryej vetëvrasje?
© Copyright Got Questions Ministries