A shkojnë në Qiell kafshët shtëpiake / kafshët? A kanë shpirt kafshët shtëpiake / kafshët?




Pyetje: A shkojnë në Qiell kafshët shtëpiake / kafshët? A kanë shpirt kafshët shtëpiake / kafshët?

Përgjigje:
Bibla nuk jep ndonjë mësim të veçantë në lidhje me këtë çështje. Megjithatë ne mund t’ju referohemi disa pricipeve bazë në Shkrime dhe të hedhim dritë mbi këtë temë. Perëndia fryu frymë jete brenda njeriut (Zanafilla 2:7) dhe kafshëve (Zanafilla 1:30; 6:17; 7:15,22). Ndryshimi kryesor ndërmjet njerëzve dhe kafshëve është se njeru është krijuar në ngjasim me Perëndinë dhe sipas imazhit të Tij (Zanafilla 1:26-27). Kafshët nuk janë krijuar në ngjasim me Perëndinë dhe sipas imazhit të Tij. Meqenëse njeriu është krijuar në ngjasim me Perëndinë dhe sipas imazhit të Tij, kjo do të thotë se njeriu është si Zoti; ka një shpirt, mendje, emocione dhe vullnet – dhe, gjithashtu, një aspekt të ekzistencës që vazhdon edhe pas vdekjes. Nëse kafshët në përgjithësi kanë një “shpirt” ose një aspekt jo material, duhet të jetë i një lloji tjetër ose i një “cilësie” më të ulët. Ky ndryshim do të thotë se “shpirti” i kafshëve nuk vazhdon të ekzistojë pas vdekjes.

Një faktor tjetër për t’u marrë në konsideratë është se Zoti i krijoi kafshët për të qenë pjesë e procesit të Tij krijues tek Zanafilla. Zoti i krijoi kafshët dhe tha se kjo ishte mirë (Zanafilla 1:25). Prandaj nuk ka asnjë arsye pse nuk duhet të ketë kafshë në tokën e re (Zbulesa 21:1). Do të ketë me patjetër kafshë gjatë mbretërisë mileniale (Isaia 11:6; 65:25). Është e pamundur të thuash me siguri nëse këto kafshë do të jenë kafshët shtëpiake që kemi pasur këtu në tokë ose jo. Por ne e dimë me siguri se Zoti është i drejtë dhe se kur ne të shkojmë në Qiell do të jemi plotësisht dakord me vendimin e Tij mbi këtë çështje, sido që të jetë ai.



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



A shkojnë në Qiell kafshët shtëpiake / kafshët? A kanë shpirt kafshët shtëpiake / kafshët?