Çfarë thotë Bibla në lidhje me homoseksualitetin? A është homoseksualiteti mëkat?




Pyetje: Çfarë thotë Bibla në lidhje me homoseksualitetin? A është homoseksualiteti mëkat?

Përgjigje:
Bibla na thotë vazhdimisht se homoseksualiteti është mëkat (Zanafilla 19:1-13; Levitiku 18:22; Romakëve 1:26-27; 1 Korintasve 6:9). Romakëve 1:26-27 na mëson në mënyrë specifike se homoseksualiteti është rezultat i mohimit të Perëndisë dhe mosbindjes ndaj Perëndisë. Kur një person vazhdon në mëkat dhe në mosbindje, Bibla na thotë se Perëndia “e dorëzon atë” në vepra më të ulëta për t’i treguar atij se sa e kotë dhe sa e pashpresë është jeta larg Perëndisë. 1 Korintasve 6:9 shpall se homoseksualët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.

Perëndia nuk e krijon një njeri me dëshira homoseksuale. Bibla thotë se një person bëhet homoseksual për shkak të mëkatit (Romakëve 1:24-27) dhe mbi të gjitha, për shkak të zgjedhjes së lirë. Një person mund të lindë me një predispozicion më të lartë ndaj homoseksualitetit, ashtu sikundër njerëzit në përgjithësi lindin të prirur për dhunë dhe mëkate të tjera. Kjo nuk e justifikon personin që zgjedh të mëkatojë duke u dhënë pas dëshirave mëkatare. Nëse një person lind me një predispozicion më të lartë ndaj inatit / mllefit, a do të thotë kjo se ai person mund të jepet pas këtyre dëshirave? Sigurisht që jo! E njëjta gjë mund të thuhet në lidhje me homoseksualitetin.

Megjithatë, Bibla nuk e përshkruan homoseksualitetin si një mëkat “më të madh” se mëkatet e tjera. Të gjitha mëkatet janë shkelje për Perëndinë. Homoseksualiteti është vetëm një prej gjërave të listuara tek 1 Korintasve 6:9-10 që e ndan një person nga mbretëria e Perënidsë. Sipas Biblës, falja nga Perëndia është po aq e vlefshme për një homoseksual sa ç‘është edhe për një shkelës të kurorës, adhurues idhujsh, vrasës, hajdut etj. Perëndia gjithashtu premton forcën për të fituar mbi mëkatin, duke përfshirë edhe homoseksualitetin, për të gjithë ata që besojnë në Jezus Krishtin për shpëtim e tyre (1 Korintasve 6:11; 2 Korintasve 5:17).



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



Çfarë thotë Bibla në lidhje me homoseksualitetin? A është homoseksualiteti mëkat?