Kush ishte gruaja e Kainit? A ishte motra e Kainit edhe gruaja e tij?




Pyetje: Kush ishte gruaja e Kainit? A ishte motra e Kainit edhe gruaja e tij?

Përgjigje:
Bibla nuk e thotë tekstualisht se kush ishte gruaja e Kainit. Ka shumë të ngjarë që motra e Kainit, mbesa ose ster-mbesa etj, të ketë qenë edhe gruaja e tij. Bibla nuk na thotë se sa vjeç ishte Kaini kur vrau Abelin (Zanafilla 4:8). Përderisa ata ishin të dy fermerë, ka shumë mundësi që të dy të kenë qenë të rritur dhe të kenë pasur familjet e tyre. Adami dhe Eva me siguri që kishin edhe fëmijë të tjerë përveç Kainit dhe Abelit në kohën kur ky i fundit u vra – patjetër që patën fëmijë edhe më pas (Zanafilla 5:4). Fakti që Kaini ishte i frikësuar pas vrasjes së Abelit (Zanafilla 4:14) tregon se ka mundësi që në atë kjohë, Adami dhe Eva të kënë pasur shumë fëmijë, madje dhe nipër e mbesa ose stër-nipër dhe stër-mbesa. Gruaja e Kainit (Zanafilla 4:17) ishte bija ose mbesa e Adamit dhe Evës.

Përderisa Adami dhe Eva ishin njerëzit e parë (të vetmit), femijët e tyre nuk kishin zgjedhje tjetër veç se të martoheshin me njëri-tjetrin. Zoti nuk e ndaloi martesën brenda familjes derisa në tokë të kishte mjaftueshën njerëz, sa që martesa brenda familjes të mos ishte më e nevojshme (Levitiku 18:6-18). Arsyeja pse incesti shpesh rezulton në çrregullime gjenetike tek fëmijët është sepse kur dy njerëz me gjene të njëjta (psh: moter dhe vëlla) kanë një fëmijë – ka më shumë mundësi të ndodhin difekte gjenetike sepse të dy prindërit kanë pasur po të njëjtat difekte. Kur njerëz nga familje të ndryshme lindin fëmijë, pothuajse nuk ka te ngjarë që ata të kenë të njëjtat difekte gjenetike. Kodi gjenetik i njeriut sa vjen e bëhet më “i pisët”, duke qenë se difektet gjenetike rriten, amplifikohen dhe kalojnë nga nga brezi në brez. Adami dhe Eva nuk kishin ndonjë difekt gjenetik, kjo gjë iu dha mundësi atyre dhe brezave të parë të kishin një shëndet më të mirë se i joni sot. Fëmijët e Adamit dhe të Evës kishin pak ose aspak difekte gjenetike. Si rezultat, ata ishin më të sigurt nëse martoheshin me njëri-tjetrin. Ështe e çuditshmë, madje edhe e neveritshme të mendosh se motra e Kainit ishte në të njëjtën kohë edhe gruaja e tij. Nëse në fillim Zoti krijoi vetëm një burrë dhe vetëm një grua, fëmijët e brezit të dyte nuk kishin zgjedhje tjetër, veçse të martoheshin bashkë.



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



Kush ishte gruaja e Kainit? A ishte motra e Kainit edhe gruaja e tij?