A duhet të shërbejnë gratë si pastore/ të predikojnë? Çfarë thotë Bibla në lidhje me gratë që janë në mision?




Pyetje: A duhet të shërbejnë gratë si pastore/ të predikojnë? Çfarë thotë Bibla në lidhje me gratë që janë në mision?

Përgjigje:
Nuk ka mbase një debat më të madh sot nëpër kisha, se sa çështja e grave që shërbejnë si pastore / që predikojnë në mision. Prandaj është e rëndësishme të mos e trajtojmë këtë si çështje: gratë kundër burrave. Ka gra që besojnë se gratë nuk duhet të shërbejnë si pastore dhe se Bibla e kufizon shërbesën e grave në mision, por ka edhe burra të cilët besojnë se gratë mund të shërbejnë si predikuese dhe se nuk ka asnjë kufizim për shërbesën e grave në mision. Kjo nuk është një çështje shovinizmi ose diskriminimi. Është një çështje e interpretimit të Biblës.

1 Timoteut 2:11-12 shpall: “Gruaja le të mësojë në heshtje dhe me çdo nënshtrim. Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje”. Në kishë Zoti u cakton role të ndryshme burrave dhe grave. Kjo është për shkak të mënyrës se si është krijuar njerëzimi (1 Timoteut 2:13) dhe mënyrës se si ka hyrë mëkati në botë (2 Timoteut 2:14). Zoti nëpërmjet shkrimeve të Apostullit Pal, i kufizon gratë nga rolet që kanë të bëjnë me dhënien e mësimeve frymërore me autoritet ndaj burrave. Kjo i përjashton gratë për të shërbyer si pastore, që përfshin: të predikuarit, të mësuarit dhe të ushtruarit autoritet frymëron mbi burrat.

Ka shumë “kundërshtime” në lidhje me këtë pikpamje të grave në mision/grave pastore. Një i tillë ka të bëje me faktin se, Pali i ka kufizuar gratë për të mësuar sepse në shekullin e parë, shumica e grave ishin të paarsimuara. Megjithatë, tek 1 Timoteut 2:11-14 nuk përmendet asnjëherë statusi i arsimimit. Nëse arsimimi do të ishte një kulifikim për shërbesë, atëhere ka shumë të ngjarë që shumica e dishepujve të Jezusit nuk do të ishin kualifikuar. Një kundërshtim tjetër i përhapur është se Pali i kufizon vetëm gratë në Efes për të dhënë mësim (1 Timoteut është një letër që i drejtohet Timoteut i cili ishte pastori i kishës në Efes). Qyteti i Efesit është i njohur për tempullin e ngritur ndaj perëndeshës së reme Greke/Romake Artemis. Gratë kishin autoritetin gjatë adhurimit të Artemisës. Megjithatë, tek letra 1 e Timoteut Artemisa nuk përmendet në asnjë vend, as Pali nuk përmend adhurimin e Artemisës si një arsye për këtë kufizim tek 1 Timoteut 2:11-12.

Një kundërshtim i tretë është se Pali nuk iu referohet burrave dhe grave në përgjithësi, por bashkëshortëve dhe bashkëshorteve. Në Greqisht fjalët tek 1 Timoteut 2:11-14 mund t’ju referohen bashkëshortëve dhe bashëshoteve. Megjithatë kuptimi kryesor i fjalëve është për burrat dhe gratë. Për më tepër, të njëjtat fjalë në Greqisht janë përdorur edhe në vargjet 8-10. A duhet që vetëm bashkëshortët t’i ngrenë lart duart e pastra në lutje pa mëri dhe pa grindje (vargu 8)? A duhet që vetëm bashkëshortet të vishen hijshëm, të bëjnë vepra të mira dhe të adhurojnë Zotin (vargu 9-10)? Sigurisht që jo. Është e qartë që vargjet 8-10 iu referohen grave dhe burrave në përgjithësi, jo vetëm bashkëshortëve dhe bashkëshorteve. Nuk ka asgjë në kontekst që të tregonte se vargjet 11-14 iu referohen bashkëshortëve dhe bashkëshorteve.

Një kundërshtim i vazhdueshëm i këtij interpretimi për gratë pastore/predikuese, është parë në lidhje me Miriamin, Deborën, Huldën, Prishilën, Feben etj. – gra të cilat kanë pasur një rol drejtues në Bibël. Gjatë këtij kundërshtim nuk merren për bazë disa faktorë të rëndësishëm. Në lidhje me Deborën, ajo ishte e vetmja gjyqtare femër nga 13 gjyqtarë meshkuj. Në lidhje me Huldën, ajo ishte e vetmja profeteshë femër nga një dyzinë me profetë meshkuj të përmendur në Bibël. Lidhja e vetme e Miriamit me postin drejtues, kishte të bënte me faktin se ajo ishte motra e Moisiut dhe Aronit. Dy gratë më të famshme në kohën e Mbretërve ishin Atalia dhe Jezebeli – shembuj të rrallë të drejtueseve të perëndishme femra.

Në librin e Veprave, kapitulli 18, Prishila dhe Akuila shfaqen si shërbyese besnike të Krishtit. Emri i Prishilës përmendet i pari, që tregon mundësisht se ajo ishte më “e njohur” në shërbesë sesa burri i saj. Megjithatë, Prishila në asnjë vend nuk thuhet të ketë marrë pjesë në një shërbesë që është në kundërshtim me 1 Timoteut 2 11-14. Prishila dhe Akuila e morrën Apollon në shtëpinë e tyre dhe sëbashku e disiplinuan atë, duke i shpjeguar në mënyrë të saktë Fjalën e Perënidsë (Veprat 18:26).

Tek Romakëve 16:1, edhe Febe është kosideruar si “dhjake” në vend të “shërbyese” – kjo nuk do të thotë se Febe ishte mësuese në kishë. “I aftë për të dhënë mësim” është një cilësi për pleqtë e kishës dhe jo dhjakët (1 Timoteut 3:1-13; Titit 1:6-9). Pleqtë / peshkopët / dhjakët përshkruhen secili si “bashkëshort i një gruaje të vetme”; “një burrë që i ka fëmijët besimtarë” dhe “një burrë i respektuar”. Përveç kësaj, tek 1 Timoteut 3:1-13 dhe Titit 1:6-9, janë përdorur përemra mashkullorë për t’ju referuar në mënyrë specifike pleqve / peshkopëve / dhjakëve.

Struktura e 1 Timoteut 2:11-14 e jep “shpjegimin” në mënyrë të qartë. Vargu 13 fillon me “në fakt” dhe jep arsyen e asaj që tha Pali në vargjet 11-12. Pse nuk duhet që gratë të japin mësim ose të kenë autoritet mbi burrat? Sepse – “së pari u formua Adami dhe më pas Eva. Dhe nuk u gënjye Adami, por gruaja u gënjye dhe ra në shkelje”. Kjo është arsyeja pse Zoti në fillim krijoi Adamin dhe më pas Evën, për të qënë një “ndihmëse” për Adamin. Ky rregull i Krijimit është universal në familjen njerëzore (Efesianëve 5:22-33) dhe në kishë. Fakti që Eva u mashtrua është gjithashtu një arsye se pse gratë nuk duhet të mësojnë, sepse ato mashtrohen më lehtë. Ky koncept është i debatueshëm...por nëse gratë mashtrohen më lehtë, atëhere pse lejohën ato që të mësojnë fëmijët (të cilët mashtrohen lehtë) dhe gratë e tjera (të cilat supozohet se mashtrohen më lehtë)? Kjo nuk është ajo që thotë teksti. Gratë nuk duhet të mësojnë ose të kenë autoritet frymëror mbi burrat sepse Eva u mashtrua. Si rezultat, Zoti u ka dhënë burrave autoritetin kryesor për të mësuar në kishë.

Gratë shquhen për dhuntitë e mikpritjes, mëshirës, mësimdhënies dhe ndihmës. Pjesa më e madhe e shërbesës në kishë varet nga gratë. Gratë në kishë nuk janë të kufizuara për t’u lutur ose për të profetizuar në publik (1 Korintasve 11:5), por vetëm për të dhënë mësime frymore me autoritet mbi burrat. Bibla në asnjë vend nuk i kufizon gratë për të përdorur dhuntitë e Frymës së Shenjtë (1 Korintasve kapitulli 12). Gratë, po aq sa edhe burrat, janë të thirrur për t’ju shërbyer të tjerëve, për të demostruar frytin e Frymës (Galatasve 5:22-23) dhe për t’ju shpallur Ungjillin të humburve (Mateu 28:18-20; Veprat 1:8; 1 Pjetrit 3:15).

Zoti ka caktuar vetëm burrat në pozicione ku përfshihen dhënia e mësimeve frymërore me autoritet në kishë. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se burrat janë mësues më të mirë, ose gratë janë inferiore ose më pak inteligjente (jo në këtë rast). Kjo është thjesht mënyra se si Zoti ka vendosur që të funksionojë kisha. Burrat duhet të shërbejnë si shembuj në drejtimin frymor – në jetën e tyre dhe me fjalë. Gratë duhet të kenë role me më pak pushtet. Gratë inkurajohen të mësojnë gratë e tjera (Titit 2:3-5). Bibla gjithashtu nuk i kufizon gratë për të mësuar fëmijët. Aktiviteti i vetëm për të cilat gratë kufizohen është të mësuarit ose të ushtruarit autoritet frymor mbi burrat. Kjo në mënyrë logjike përfshin të shërbyerit e grave si pastore / predikuese. Kjo nuk i bën gratë më pak të rëndësishme, në asnjë mënyrë, por më tepër u jep atyre një fokus në shërbesën e tyre në përputhje më dhuntitë që iu ka dhënë Zoti.



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



A duhet të shërbejnë gratë si pastore/ të predikojnë? Çfarë thotë Bibla në lidhje me gratë që janë në mision?