settings icon
share icon
Pyetje

Si mund ta mposht mëkatin në jetën time si i Krishter?

Përgjigjia


Bibla jep zgjidhjet e mëposhtme se si të mund ta mposhtim mëkatin tonë:

(1) Fryma e Shenjtë – Një nga dhuratat që Perëndia na ka dhënë neve (Kishës së Tij), për të qenë fitimtarë në jetën e Krishterë, është Fryma e Shenjtë. Zoti i krahason veprat e mishit dhe të Frymës tek Galatasit 5:16-25. Në këtë pasazh jemi të thirrur të ecim sipas Frymës. Të gjithë besimtarët e kanë Frymën e Shenjtë, por ky pasazh na thotë se ne kemi nevojë të ecim sipas Frymës, të jemi nën kontrrollin e Tij. Kjo do të thotë të zgjedhim të veshim “këpucë lëkure” ndaj pranisë së Frymës së Shenjtë në jetën tonë, në vend që të ndjekim mishin.

Ndryshimi që mund të bëjë Fryma e Shenjtë në jetën e një besimtari tregohet tek jeta e Pjetrit, i cili para se të mbushej me Frymën e Shenjtë e mohoi Jezusin tre here dhe kjo ndodhi pak pasi ai kishte thënë se do ta ndiqte Jezusin deri në vdekje. Pasi ishte mbushur me Frymën e Shenjtë, ai u foli haptazi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë Judenjve në ditën e Pentakostit në lidhje me Shpëtimtarin.

Një person është duke ecur në Frymë në momentin kur “nuk i vendos kapak” pranisë së Frymës (“Mos e shuani Frymën” thotë ai tek 1 Thesalonikasve 5:19), por kërkon të jetë i mbushur me Frymën (Efesianëve 5:18-21). Si mund të mbushet një person me Frymën e Shenjtë? Së pari, është në bazë të zgjedhjes së Perëndisë siç lexojmë edhe në Testamentin e Vjetër. Ai zgjedhte persona dhe rrethana të veçanta në Testamentin e Vjetër, për t’i mbushur me Frymën e Shenjtë ata persona që donte të përdorte për të kryer një punë (Zanafilla 41:38; Eksodi 31:3; Numrat 24:2; 1 Samuelit 10:10; etc.). Unë besoj se tek Efesianëve 5:18-21 dhe tek Kolosianëve 3:16, ka të dhëna që Zoti zgjedh të mbushë ata që e mbushin veten e tyre me Fjalën e Perëndisë, siç mbështetet edhe nga fakti se rezultati i mbushjes me Frymë në të dyja rastet, është i njëjtë. Kështu, mund të kalojmë tek pika tjeter.

(2) Fjala e Perëndise, Bibla, tek 2 Timoteut 3:16-17 thuhet se Perënida na ka dhënë Fjalën e Tij për të na pajisur me çdo vepër të mirë. Na nëson se si duhet të jetojmë dhe si duhet të besojmë, na zbulon kur kemi zgjedhur rrugë të gabuara, na ndihmon të kthehemi përsëri në rrugën e drejtë dhe na ndihmon të qëndrojmë në atë rrugë. Ashtu siç thuhet edhe tek Hebrenjve 4:12, ajo është e gjallë dhe e fuqishme dhe është e aftë të penetrojë në zemrat tona, të shkulë nga rrënjët problemet më të thella që nga ana njerëzore nuk mund të mposhten. Psalmisti flet për fuqimë e saj jetëndryshuese tek Psalmet 119:9,11,105 dhe në vargje të tjera. Jozueut i thanë se çelsi i suksesit përballë armiqve të tij (në analogji me betejën tonë shpirtërore) ishte të mos e harronte këtë burim, por përkundrazi, të meditonte për të ditë e natë së të mund t’i përmbahej atij. Dhe ai kështu bëri, edhe pse ajo që i tha Zoti të bënte nuk ishte aspak ndonjë taktikë ushtarake, por ky ishte çelsi i fitores së tij në betejën e Tij për tek Toka e Premtuar.

Ky është një burim që ne nuk i japim një rendësi të veçantë. Ne përgatisim shërbesa simbolike duke marrë Biblat me vete ne kishë ose lexojmë një pazh ose një kapitull në ditë, por as që nuk e mbajme mend fare, nuk meditojmë mbi të ose të kërkojmë një mënyrë për ta vënë në jetë, nuk i rrëfejmë mëkatet që mund të na zbulojë, nuk e lavdërojmë Zotin për dhuntitë që na ka zbuluar tek ne. Ne shpesh herë jemi anemikë ose bulimikë kur vjen puna tek Bibla. Ne ose marrim aq sa të na mbajë gjallë nga ana frymore, duke ngrënë nga Fjala vetëm kur shkojmë në kishë (por asnjëhere nuk marrim aq sa të jemi të Krishter të shëndetshëm, energjik), ose ne hamë shpesh por asnjëhere nuk mbeditojmë gjatë mbi të sa për t’u ushqyer prej saj.

Është e rëndësishme që nëse nuk ju është bërë zakon të studioni Fjalën e Perëndisë çdo ditë në mënyrë kuptimplote dhe duke mësuar përmendsh ato pasazhe që Fryma e Shenjtë vendos në zemrat tuaja, të filloni ta bëni zakon. Gjithashtu sugjeroj që të filloni një ditar (në kompjuterin tuaj, nëse mund të shtypni më shpejt se sa mund të shkruani) ose në një bllok. Bëheni zakon që asnjëherë të mos e lini Fjalën derisa të keni shkruar atë që keni mësuar prej saj. Unë shpesh shkruaj lutje të drejtuara Perëndisë, duke i kërkuar të më ndryshojë në ato gjëra të cilat m’i ka treguar edhe Vetë. Bibla është një mjet që Fryma përdor në jetëm tonë dhe të njerzve të tjerë (Efesianëve 6:17), një pjesë e thelbësore dhe madhore e armaturës që Zoti na jep për të lufuar betejat tona frymore (Efesianëve 6:12-18).

(3) Lutja – Është një tjetër burim thelbësor që Zoti na ka dhënë. Përsëri, është një burim që të Krishterët e bëjnë me fjalë por nuk e përdorin siç duhet. Ne bëjmë takime lutjesh, kohë lutjesh, etj, por asnjëherë nuk e përdorim lutjen ashtu si tek shembujt e kishës së hershme tek (Veprat 3:1; 4:31; 6:4; 13:1-3, etj.). Pali vazhdimisht na tregon se si ai lutej për ata të cilëve ju shërbente. Por në nuk e bëjmë një gjë të tillë kur jemi vetëm, nuk e përdorim këtë burim të mrekullueshëm që na ka dhënë Zoti. Por Perënida na ka bërë premtime të mrekullueshme në lidhje me lutjen (Mateu 7:7-11; Luka 18:1-18; Gjoni 6:23-27; 1 Gjonit 5:14-15 etj.). Dhe përsëri, Pali e përfshin lutjen në pasazhin për armatimin për betejë (Efesianëve 6:18)!

Sa e rëndësishme është? Kur shohim sërisht Pjetrin, tek kopshti i Getsemanisë, na vijnë në mendje fjalët që i tha Krishti para se ai ta mohonte. Atje, ndërsa Jezusi lutej, Pjetri ishte duke fjetur. Jezusi e zgjon dhe i thotë: “Rrini zgjuar dhe lutuni, që të mos bini në tundim; sepse fryma është gati, por mishi është i dobët'' (Mateu 26:41). Ashtu si Pjetri, edhe ju doni të bëni atë që është e drejtë por nuk e gjeni forcën. Ne duhet të bëjmë atë që na thotë Zoti dhe të vazhdojmë të kërkojmë, të trokasim, të kërkojmë...dhe Ai do të na japë forcën që na nevojitet (Mateu 7:7). Por nuk duhet të jenë thjesht disa fjalë.

Nuk dua të them me këtë se lutja është magjike. Nuk është e tillë. Zoti është madhështor. Lutja është thjesht të njohim kufizimet tona dhe fuqinë e pashtershme të Zotit duke u mbështetur tek Ai për forcën që na duhet për të bërë atë çka AI do që të bëjmë ( jo atë që NE duam të bëjmë) (1 Gjoni 5:14-15).

(4) Kisha – Ky është burimi i fundit që ne gjithashtu kemi tendencën ta injorojmë. Kur Jezusi i dërgoi dishepujt e Tij, Ai i dërgoi dy nga dy (Mateu 10:1). Kur lexojmë në lidhje me udhëtimet e misionarëve tek Veprat, ata nuk niseshin njëri pas tjetrit, por në grupe me nga dy. Jezusi tha se kur dy ose tre mblidhen në emrin e Tij, Ai është në mesin e tyre (Mateu 18:20). Ai na urdhëron që të mos e lemë pasdore mbledhjen sëbashku, siç e kishin zakon disa, por ta përdorim atë kohë për të inkurajuar njëri-tjetrin në me dashuri dhe vepra të mira (Hebrenjve 10:24-25). Ai na thotë që t’i rrëfejmë gabimet tona njëri-tjetrit (Jakobi 5:16). Në librin e urtësive, në Testamentin e Vjetër, na thuhet se; ashtu si hekuri mpreh hekurin, ashtu edhe njeru mpreh fytyrën e shokut të tij (Fjalët e Urta 27:17) “Një litar tresh nuk këputet aq shpejt”. Ka fuqi në numra (Predikuesit 4:11-12).

Disa njerëz që njoh kanë gjetur vëllezër në Krisht ose motra (nëse jeni femër), të cilët mblidhen sëbashku nëpërmjet telefonit ose duke qenë vetë prezent dhe ndajnë se si shkon ecja e tyre e Krishterë, si mund të jenë përballur me gjëra të ndryshme, etj; dhe gjithshtu janë përkushtuar në lutje për njëri-tjetrin duke i kujtuar njëri-tjerit përgjegjësinë e tyre për të aplikuar Fjalën në marrëdhëniet e tyre, etj.

Ndonjëherë ndryshimi ndodh shpejt. Herë të tjera, në fusha të ndryshme, ndodh më ngadalë. Por Zoti na ka premtuar se ndërsa ne përdorim burimet e Tij, Ai DO TË sjellë ndryshim në jetën tonë. Mos harroni se Ai është besnik ndaj premtimeve të Tij!

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Si mund ta mposht mëkatin në jetën time si i Krishter?
© Copyright Got Questions Ministries