A është Zoti i vërtetë? Si mund ta di me siguri që Zoti është i vërtetë?




Pyetje: A është Zoti i vërtetë? Si mund ta di me siguri që Zoti është i vërtetë?

Përgjigje:
Ne e dimë që Zoti është i vërtetë sepse Ai e ka treguar Veten në tre mënyra: nëpërmjet krijimit, nëpërmjet Fjalës së Tij dhe nëpërmjet Birit të Tij, Jezus Krisht.

Prova më themelore për ekzistencën e Zotit është thjesht ajo që Ai ka bërë. “Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm” (Romakëve 1:20). “Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij” (Psalmet 19:1).

Nëse unë gjej një orë dore në mes të një fushe, nuk do të mendoja se është “shfaqur” aty nga hiçi ose që ka ekzisutar gjithmonë. Duke u bazuar tek modeli i orës, do të mendoja se ajo e ka një modelues. Por unë shoh një krijim më të madh dhe një saktësi më të madhe në botën tonë. Matja e kohës tek ne nuk bazohet tek orat e dorës, por tek vepra e duarve të Zotit – rotullimi i rregullt i tokës (dhe vetitë radioaktive të atomit të cesiumit-133). Universi shpalos një krijim të madhërishëm dhe kjo tregon për një Krijues të Madhërishëm.

Nëse do të gjeja një mesazh në kod, do të kërkoja një kriptograf për të zbërthyer kodin. Supozimi im është se mesazhi duhet të ketë një dërgues inteligjent, dikush që e ka krijuar këtë kod. Sa i komplikuar është kodi i ADN-së që ne kemi në çdo qelizë të trupit? A nuk tregon kompleksiteti dhe qëllimi i ADN-së për një Shkrues inteligjent të kodit?

Jo vetëm që Zoti ka krijuar një botë fizike të ndërlikuar dhe plotësisht të akorduar, por Ai gjithashtu ka vendosur një ndjenjë përjetësie në zemrat e njerëzve (Predikuesi 3:11). Njerëzimi ka një perceptim të brendshëm të ekzistencës së diçkaje përtej asaj që syri mund të shohë, një ekzistencë më të lartë se sa rutina tokësore. Perceptimi i përjetësisë në ne shfaqet në dy forma: ligj-vënia dhe adhurimi.

Çdo shoqëri përgjatë historisë ka vlerësuar disa ligje morale, të cilat janë çuditërish të njëjta nga njëra kulurë në tjetrën. Për shembull, ideali i dashurisë vlerësohet në mënyrë universale, ndërsa të gënjyerit dënohet në mënyrë universale. Moralshmëria e përbashkët – ky mirëkuptim global i së mirës dhe i së keqes – tregon për një Qenie Morale Supreme që na ka paisur me një ndërgjegje të tillë.

Në të njëjtën mënyrë, njerëzit në mbarë botën, pa dallim kulture, kanë ngritur gjithmonë një sistem adhurimi. Objekti që adhurohet mund të variojë, por ndjesia e një “fuqie më të lartë” në qeniet njerëzore është e pamohueshme. Prirja jonë për të adhuruar përkon me faktin se Zoti na ka krijuar “në imazhin e Tij” (Zanafilla 1:27).

Zoti gjithashtu na e ka zbuluar Veten nëpërmjet Fjalës së Tij, Biblës. Përgjatë shkrimeve, ekzistenca e Zotit është trajtuar si një fakt i qartë në vetvete (Zanafilla 1:1; Eksodi 3:14). Kur Benjamin Frenklin shkruajti Autobiografinë e tij, ai nuk harxhoi kohë për të vërtetuar ekzistencën e tij. Po kështu edhe Zoti nuk harxhon shumë kohë për të vërtetuar ekzistenën e Vet në librin e Tij. Natyra jetë-ndryshuese e Biblës, integriteti i saj dhe mrekullitë që kanë shoqëruar shkrimin e saj, duhet të jenë të mjaftueshme për të garantuar një shikim më të afërt.

Mënyra e tretë se si Zoti e ka zbuluar veten është nëpërmjet Birit të Tij, Jezus Krishtit (Gjoni 14:6-11). “ Në fillim ishte Fjala: Fjla ishte me Perëndinë dhe Fjala ishte Perëndi...Dhe Fjala u bë mish dhe banoi mes nesh” (Gjoni 1:1, 14). sepse tek Ai (Jezus Krishti) “banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë”. (Kolosianëve 2:9)

Gjatë jetës së Tij të mahnitshme, Jezusi përmbushi gjithë ligjin e Testamentit të Vjetër në mënyrë të përsosur dhe i përmbushi të gjitha profecitë që kishin të bënin me Mesian (Mateu 5:17). Ai bëri vepra të panumurta dhemshurie dhe mrekulli publike për të vërtetuar mesazhin e Tij dhe për të siguruar dëshmitarë okularë të hyjnisë së Tij (Gjoni 21:24-25). Më pas, tri ditë pas kryqëzimit të Tij, Ai u ringjall nga të vdekurit, një fakt i pohuar nga qindra dëshmitarë okularë (1 Korintasve 15:6). Gjithë historia është e mbushur me “prova” që tregojnë se kush është Jezusi. Ashtu siç tha edhe Apostulli Pal: “... sepse e gjithë kjo nuk është bërë në fshehtësi” (Veprat 26:26).

Në nuk e vemë në dyshim faktin që do të ketë gjithmonë skeptikë, të cilët kanë idetë e tyre në lidhje me Zotin dhe që do t’i shohin faktet ashtu siç duhet. Do të ketë edhe nga ata, të cilët asnjë lloj prove nuk do të arrijë t’i bindë (Psalmet 14:1). Në fund të fundit, gjithçka ka të bëjë me besimin (Hebrenjve 11:6).



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



A është Zoti i vërtetë? Si mund ta di me siguri që Zoti është i vërtetë?