Si mund ta di me siguri që do të shkoj në Qiell kur të vdes?




Pyetje: Si mund ta di me siguri që do të shkoj në Qiell kur të vdes?

Përgjigje:
A jeni të sigurt se keni jetën e përjetshme dhe se do të shkoni në Qiell kur të vdisni? Zoti dëshiron që të jeni të sigurt! Bibla thotë: “Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë (1Gjonit 5:13). Supozoni sikur jeni duke qëndruar para Zotit në këtë moment dhe Ai ju pyet: “Pse duhet të të lejoj të hysh në Qiell?” Si do të përgjigjeshit ju? Ju ndoshta nuk dini se çfarë përgjigje do t’i jepnit. Ajo që duhet të dini është se Zoti na do dhe ka siguruar një zgjidhje që ne të mund ta dimë me siguri se ku do ta kalojmë përjetësinë. Bibla thotë: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:16).

Se pari duhet të kuptojmë se çfarë na mban larg nga Qielli. Ajo që na mban larg qiellit është natyra jonë mëkatare, e cila na pengon të kemi një marrëdhënie me Perëndinë. Ne jemi mëkatarë nga natyra dhe nga vullneti. “ sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë” (Romakëve 3:23). Ne nuk mund ta shpëtojmë veten. “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush” (Efesianëve 2:8,9). Ne meritojmë vdekjen dhe ferrin. “Sepse paga e mëkatit është vdekja” (Romakëve 6:23).

Zoti është i shenjtë dhe i drejtë dhe duhet ta dënojë mëkatin , megjithatë Ai na do dhe ka siguruar falje për mëkatin tonë. Jezusi tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6). Jezusi vdiq në kryq për ne: “sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia. U vra në mish, por u ngjall nga Fryma”, (1Pjetrit 3:18). Jezusi u ringjall nga të vdekurit: “... i cili u dha për shkak të fyerjeve tona (Jezusi) dhe u ringjall për justifikimin tonë” (Romakëve 4:25).

Pra, t’i kthehemi pyetjes në fillim – “Si mund ta di me siguri që do të shkoj në Qiell kur të vdes?” Përgjigja është kjo: - beso në Zotin Jezus Krisht dhe do të shpëtohesh (Veprat 16:31). “por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij” (Gjoni 1:12). Ju mund ta merni jetën e përjetshme si një dhuratë FALAS. “... por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë” (Romakëve 6:23). Ju mund të keni një jetë të plotë dhe me kuptim që tani. Jezusi tha: “... por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk” (Gjoni 10:10). Ju mund ta kaloni përjetësinë me Jezusin në Qiell, sepse Ai ka premtuar: “Dhe kur të shkoj e t'ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t'ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju” (Gjoni 14:3).

Nëse doni të pranoni Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tuaj dhe të merrni faljen, kjo është një lutje që mund të bëni. Kjo apo ajo lloj lutje nuk ju shpëton. Vetëm besimi juaj tek Krishti mund të sigurojë faljen e mëkateve. Kjo lutje është thjesht një mënyrë për t’i shprehur Zotit besimin që keni tek Ai dhe për ta falenderuar Atë që siguroi për faljen tuaj. “ Zot, e di që kam mëkatuar kundër teje dhe e meritoj të ndëshkohem. Por Jezus Krishti mori ndëshkimin që unë meritoja, që nëpërmjet besimit tek Ai unë të mund të isha i/e falur. Unë largohem nga mëkati im dhe të besoj Ty për shpëtimin tim. Faleminderit për mëshirën tënde të mrekullueshme dhe për faljen! Amen!”

A keni marrë një vendim në lidhje me Krishtin prej asaj që lexuat këtu? Nëse po, ju lutem klikoni poshtë tek butoni “Kam pranuar Krishtin sot.”



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



Si mund ta di me siguri që do të shkoj në Qiell kur të vdes?