Çfarë është dhuntia e të folurit në gjuhë? A është dhuntia e të folurit në gjuhë për ditët e sotme?




Pyetje: Çfarë është dhuntia e të folurit në gjuhë? A është dhuntia e të folurit në gjuhë për ditët e sotme?

Përgjigje:
Dukuria e të folurit në gjuhë u shfaq për herë të parë në Ditën e Pentakostit tek Veprat 2:1-4. Apostujt shkuan dhe ndanë ungjillin me turmat duke u folur në gjuhët e tyre, “i dëgjojmë të flasin për gjërat e mëdha të Perëndisë në gjuhët tona!'' (Veprat 2:11). Dhuntia e gjuhëve është të folurit në një gjuhë tjetër, të panjohur, për t’i shërbyer dikujt që e njeh atë gjuhë. Tek 1 Korintasve kapitujt 12-14, ku Pali është duke diskutuar mbi dhuntitë e mrekullueshme, ndër të tjera ai thotë: “Dhe tani, o vëllezër, po të vija e t'ju flisja në gjuhë, ç'dobi do të kishit, po të mos ju flisja me anë të zbulesës, a me njohuri, a me profeci, a me mësim?” (1 Korintasve 14:6). Sipas Apostullit Pal dhe në përputhje me gjuhët për të cilat flitet tek Veprat, të folurit në gjuhë është e dobishme për atë që e dëgjon mesazhin e Perëndisë në gjuhën e tij/saj, por është e padobishme për personat e tjerë, nëse nuk përkthehet/interpretohet.

Një person me dhuntinë e interpretimit të gjuhëve (1 Korintasve 12:30), mund ta kuptonte se çfarë ishte duke thënë ai që ishte duke folur në gjuhë edhe pse ai/ajo nuk e njihte atë gjuhë. Interpretuesi i gjuhëve do t’ju transmetonte të tjerëve atë që folësi i gjuhëve kishte thënë, në mënyrë që të gjithë ta kuptonin. “Prandaj ai që flet një gjuhë tjetër, le të lutet që të mund ta interpretojë”. (1 Korintasve 14:13). Përfundimi i Palit në lidhje me gjuhët e pa interpretuara është i fuqishëm: “Por në asamble parapëlqej të them pesë fjalë me mënçurinë time për mësimin e të tjerëve se dhjetë mijë fjalë në gjuhë tjetër” (1 Korintasve 14:19).

A është dhuntia e gjuhëve për ditët e sotme? 1 Korintasve 13:8 përmend pushimin e dhuntisë së gjuhëve edhe pse e lidh këtë pushim me arrdhjen e “përsosmërisë” tek 1 Korintasve 13:10. Disa mendojnë se ka një ndryshim ndërmjet “pushimit” të gjuhëve për profetci dhe njohuri dhe “pushimit” të gjuhëve për të paraprirë “përsosmërinë”. Kjo mund të jetë e mundur, por nuk është shumë e qartë në tekst. Disa gjithashtu iu referohen pasazheve nga Isaia 28:11 dhe Joeli 2:28-29 si një provë që të folurit në gjuhë ka qenë një shenjë nga Perëndia për ardhjen e gjykimit. Tek 1 Korintasve 14:22 thuhet se gjuhët përdoren si “shenjë për jobesimtarët”. Sipas këtij argumenti, dhuntia e gjuhëve ishte një paralajmërim për Judenjtë, që Perëndia do të gjykonte Izraelin sepse kishte refuzuar Krishtin si Mesian. Prandaj, kur Perëndia gjykoi Izraelin(me shkatërrimin e Jeruzalemit nga Romakët në vitin 70 Pas Krishtit), dhuntia e gjuhëve nuk do të përdorej më për këtë qëllim. Ndërsa ky argument mund të jetë i mundshëm, përmbushja e qëllimit të gjuhëve nuk do të thotë domosdoshmerisht që të folurit në gjuhë të mos përdoret më. Shkrimet nuk japin një përfundim të tillë, që të folurit në gjuhë ka përfunduar.

Në të njëjtën kohë, nëse të folurit në gjuhë do të mund të praktikohej sot në kishë, kjo gjë do të bëhej në përputhje më Shkrimet. Do të ishte një gjuhë e vertetë dhe me kuptim ( 1 Korintasve 14:10). Do të kishte për qëllim komunikimin e Fjalës së Perënidsë një personi në një gjuhë tjetër (Veprat 2:6-12). Do të ishte në përputhje me atë që Perënida ka thënë nëpërmjet Apostullit Pal: “Nëse ndonjë flet në gjuhë tjetër, le të bëhet kjo nga dy a më të shumtën tre vetë dhe njeri pas tjetrit, dhe një le të interpretojë. Por nëse nuk ka iterpretues, le të heshtë në kishë dhe le të flasë me veten e tij dhe me Perëndinë”. (1 Korintasve 14:27,28). Do të ishte edhe në përputhje me 1 Korintasve 14:33: “sepse Perëndia nuk është Perëndi trazimi, por paqtimi si në të gjitha kishat e shenjtorëve”.

Perëndia padyshim që mund t’i japë një personi dhuntinë e të folurit në gjuhë, t’i japë atij/asaj aftësinë për të komunikuar me një person në një gjuhë tjetër që nuk e njeh. Fryma e Shenjtë është sovran në ndarjen e dhuntive fymërore (1 Korintasve 12:11). Imagjinoni se sa herë më shumë produktive do të ishte puna e misionarëve nëse por do të ishin në gjendje të flisnin direkt me një person në gjuhën e tij, pa qenë nevoja për një kurs gjuhe. Megjithatë duket se Perëndia nuk është duke e mundësuar një gjë të tillë. Të folurit në gjuhë nuk duket se po ndodh sot në të njëjtën formë si tek Testamenti i Ri, pavarësisht se do të ishte jashtëzakonisht e nevojshme. Pjesa më e madhe e besimtarëve që thonë se e kanë këtë dhunti, nuk duket se janë duke e praktikuar në përputhje me Shkrimet e përmendura më lart. Ky fakt na çon në përfundimin se dhuntia e të folurit në gjuhë ka pushuar, ose të paktën duket se është jashtë planit të Perëndisë që ka për kishën sot.

Ata që besojnë në dhuntinë e gjuhëve, si një “gjuhë lutjeje” për vetë-ndërtim, mbështeten tek 1 Korintasve 14:4 dhe/ose 14:28, “Ai që flet një gjuhë tjetër ndërton veten e tij, por ai që profetizon, ndërton kishën”. Përgjatë kapitullit 14, Pali është duke theksuar rëndësinë e të pasurit një interpretim (përkthim) për gjuhët, shiko 14:5-12. Ajo që Pali është duke thënë në vargun 4 është: “Nëse flisni në gjuhë pa pasur një interpretim, ju nuk jeni duke bërë gjë tjetër veç ndërtimit të vetes, duke u dukur më frymëror se të tjerët. Nëse flisni në gjuhë dhe keni një interpretim, ju jeni duke ndërtuar të gjithë të tjerët”. Në Testamenti i Ri nuk jepen udhëzime për “të luturit në gjuhë”. Në Testamentin e Ri nuk gjejmë asnjë qëllim për “të luturit në gjuhë”, ose një përshkrim të një personi që është “lutur në gjuhë”. Përveç kësaj, nëse “të luturit në gjuhë” është për vetë-ndërtim, a nuk do të ishte diçka e padrejtë për ata që nuk kanë dhuntinë e gjuhëve dhe që për këtë arsye nuk kanë mundësi të vetë-ndërtohen? 1 Korintasve 12:29-30 na tregon qartë se jo të gjithë e kanë dhuntinë e të folurit në gjuhë.



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



Çfarë është dhuntia e të folurit në gjuhë? A është dhuntia e të folurit në gjuhë për ditët e sotme?