settings icon
share icon
Pyetje

Pse duhet të besoj në besimin e organizuar?

Përgjigjia


Në fjalor një përkufizim I fjalës “besim” mund të jetë diçka e ngjashme me “besimi ne Zot ose adhurimi i perëndive, zakonisht e shprehur me sjellje dhe rituale; ndonjë mënyrë e caktuar e besimit, adhurimit, etj…, zakonisht të përfshira në kodin e etikës.” Në dritën e këtij përkufizimi, Bibla flet për besimin e organizuar, por në shumë raste qëllimi dhe ndikimi I “besimit të organizuar” nuk është diçka që I pëlqen Perëndisë.

Në Zanafilla kapitulli 11, mbase shëmbulli I parë I besimit të organizuar, pasardhësit e Noeut u bashkuan për të ndërtuar kullën e Babelit në vend që t’i nënshtroheshin urdhrit të Perëndisë për t’u shpërndarë në të gjithë tokën. Ata besuan se uniteti ndërmjet tyre ishte më i rëndësishëm se marrëdhënia me Perëndinë. Perëndia ndërhyri dhe ngatërroi gjuhët e tyre, kështu Ai ndërpreu këtë besim të organizuar.

Në Eksodi kapitulli 6 dhe në vazhdim, Perëndia “organizoi” një besim për kombin e Izraelit. Dhjetë urdhërimet, ligjet në lidhje me tabernakullin dhe sistemi I flijimit, të gjitha ishin të krijuara nga Perëndia dhe për t’u zbatuar nga izraelitët. Studimi i mëtejshëm i Dhiatës së Re qartëson se qëllimi i këtij besimi ishte të tregonte nevojën për një Shpëtimtar-Mesian (Galatasit 3; Romakët 7). Megjithatë, shumë e kanë keqkuptuar këtë dhe kanë adhuruar më shumë rregullat dhe ritualet se sa Perëndinë.

Përgjatë historisë së Izraelit, shumë nga konfliktet e përjetuara nga izraelitët përfshijnë konfliktin me besimet e organizuara. Shembujt përfshijnë adhurimin e Baalit (Gjyqtarët 6:1; Mbretërit 18), Dakonit (1 Samueli 5) dhe Molekut (2 Mbretërit 23:10). Perëndia mundi ndjekësit e këtyre besimeve, duke shfaqur sovranitetin dhe plotfuqishmërinë e Tij.

Në Ungjijtë, Farisenjtë dhe Saducenjtë në kohën e Krishtit janë paraqitur si përfaqësues të besimit të organizuar. Jezusi vazhdimisht i kundërshtonte për mësimet e tyre te rreme dhe për jetesën hipokrite. Në letrat, ka patur grupe të organizuara që bashkonin ungjillin me lista të caktuara që kërkonin punë dhe rituale. Gjithashtu ata kërkonin të vendosnin presion mbi besimtarët për të ndryshuar dhe për të pranuar besimin “Krishtërimi plus”. Galatasve dhe Kolosianëve japin paralajmërime rreth besimeve të tilla. Sipas librit tw Zbulesës, feja e organizuar do të ketë një ndikim në botë ashtu si Antikrishti krijon një besim të vetëm botëror.

Në shumë raste, pasoja e besimit të organizuar është humbja e vëmendjes nga qëllimi Perëndisë. Megjithatë, Bibla flet për besimtarë të organizuar, të cilët janë pjesë e planit të Tij. Perëndia I quan “kisha” këto grupe të besimtarëve të organizuar. Përshkrimet nga Veprat e Apostujve dhe nga Letrat tregojnë se kisha duhet të jetë e organizuar dhe e ndërvarur. Organizimi çon në mbrojtje, produktivitet dhe në arritjen e të tjerëve (Veprat e Apostujve 2:41-47). Në rastin e kishës, do të ishte më mirë të quhej “marrëdhënie e organizuar”.

Besimi është përpjekja e njeriut për të patur lidhje shpirtërore me Perëndinë. Besimi i Krishterë është një marrëdhënie me Perëndinë për shkak të asaj çfarë Ai ka bërë për ne me anë të sakrificës të Jezus Krishtit. Nuk ka plan për të arritur Perëndinë (Ai na ka arritur ne – Romakët 5:8). Nuk ka çmim (çdo gjë është marrë nga hiri – Efesianët 2:8-9). Nuk duhet të ketë konflikt për udhëheqjen (Krishti është koka – Kolosiaët 1:18). Nuk duhet të ketë paragjykime (ne të gjithë jemi një në Krishtin – Galatasit 3:28). Të qënit i organizuar nuk është problem. Fokusimi në regullat dhe ritualet e besimi është problem.

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Pse duhet të besoj në besimin e organizuar?
© Copyright Got Questions Ministries