Çfarë thotë Bibla në lidhje me pirjen e alkoolit / verës? A është mëkat për një të Krishter të pijë alkool / verë?




Pyetje: Çfarë thotë Bibla në lidhje me pirjen e alkoolit / verës? A është mëkat për një të Krishter të pijë alkool / verë?

Përgjigje:
Shumë vargje në Bibël na nxisin të qëndrojmë larg alkoolit (Levitiku 10:9; Numrat 6:3; Ligji i Perëtërirë 14:26; 29:6; Gjykatësit 13:4,7,14; 1 Samueli 1:15; Fjalët e Urta 20:1; 31:4,6; Isaia 5:11,22; 24:9; 28:7; 29:9; 56:12; Mikea 2:11; Luka 1:15). Megjithatë, Shkrimi nuk e ndalon domosdoshërisht një të Krishter për të pirë birrë, verë, ose ndonjë pije tjetër alkoolike. Të Krishterët janë urdhëruar të shmangin dehjen (Efesianëve 5:18). Bibla e dënon dehjen dhe efektet e saj (Fjalët e Urta 23:29-35). Të Krishterët jaën urdhëruar gjithashtu të mos lejojnë që trupat e tyre të “zotërohen” nga ndonjë gjë (1 Korintasve 6:12; 2 Pjetrit 2:19). Shkrimi gjithashtu i ndalon të Krishterët të bëjnë ndonjë gjë që mund t’i fyejë të Krishterë të tjerë ose që mund t’i nxisë ata të mëkatojnë kundër ndërgjegjes së tyre (1 Korintasve 8:9-13). Sipas këndvështrimit të tyre, është vështirë të thuhet se ata janë duke pirë alkool për lavdi të Perëndisë (1 Korintasve 10:31).

Jezusi e ktheu ujin në verë. Madje ka të ngjarë që Jezusi edhe të ketë pirë verë me raste (Gjoni 2:1-11; Mateu 26:29). Në kohën e Testamentit të Ri, uji nuk ishte edhe aq i pastër. Pa pajisjet moderne sanitare, uji ishte plot bakterie, viruse dhe shumë ndotje të tjera. Kjo është reale edhe sot në shumë vende të botës së tretë. Si rezultat, njerëzit pinë shpesh verë (ose lëng rrushi), sepse kishte më pak të ngjarë të ishte i ndotur. Tek 1 Timoteut 5:23, Pali është duke udhëzuar Timoteun të mos pijë ujë (për shkak se i jepte probleme në stomak) por të pijë verë. Fjala greke për verën në Bibël është fjala e zakonshme që përdoret për verën sot. Nuk është e saktë të thuhet se ishte lëng rrushi, por gjithashtu nuk është e saktë të thuhet se ishte e njëjta gjë që kemi ne sot. Përsëri, Shkrimi nuk ndalon domosdoshmërisht të Krishterët të pijnë birrë, verë, ose ndonjë pije tjetër alkoolike. Alkooli në vetëvete nuk është mëkat. Dehja dhe të dhënit pas alkoolit janë gjërat të cilat të Krishterët duhet t’i frenojnë në mënyrë apsolute. (Efesianëve 5:18; 1 Korintasve 6:12). Megjithatë, ka principe në Bibël që e bëjnë të vështirë diskutimin nëse pirja e alkoolit, në çfarëdo sasie, është e kënaqshme për Perënidnë apo jo.



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



Çfarë thotë Bibla në lidhje me pirjen e alkoolit / verës? A është mëkat për një të Krishter të pijë alkool / verë?