Çfarë do të thotë të pranosh Jezusin si Shpëtimtarin tuaj personal?




Pyetje: Çfarë do të thotë të pranosh Jezusin si Shpëtimtarin tuaj personal?

Përgjigje:
A e keni pranuar ndonjëherë Jezus Krishtin si Shpëtimtarin personal? Përpara se të përgjigjeni, më lejoni të sqaroj pyetjen. Për ta kuptuar sa më mirë këtë pyetje, duhet që në fillim të kuptoni fjalët “Jezus Krisht”, “personal” dhe “Shpëtimtar”.

Kush është Jezus Krishti? Shumë njerëz e njohin Jezus Krishtin si një njeri të mirë, mësues të madh madje edhe profet të Zotit. Këto gjera janë karakteristika të verteta të Jezusit por ato nuk përcaktojë se kush është Ai në të vërtetë. Bibla na tregon se Jezusi është Zoti në mish, Zoti u bë një qenie njerëzore (shiko Gjoni 1:14). Zoti erdhi në tokë për të na mësuar, korrigjuar, falur dhe për të vdekur për ne! Jezus Krishti është Zot, Krijuesi, Perëndia sovran. A e keni pranuar këtë Jezus?

Çfarë është një Shpëtmtar dhe pse kemi nevojë për një të tillë? Bibla thotë se ne të gjithë kemi mëkatuar, të gjithë kemi kryer vepra të liga (Romakët 3:10-18). Si rezultat i mëkatit tonë, ne e meritojmë zemërimin dhe gjykimin e Zotit. I vetmi dënim i drejtë për mëkatet e kryera ndaj një Zoti të pakufijshëm dhe të përjetshëm, është një dënim i përjetshëm (Romakët 6:23; Zbulesa 20:11-15). Kjo është arsyeja pse kemi nevojë për një Shpëtimtar.

Jezus Krishti erdhi në tokë dhe vdiq në vendin tonë. Vdekja e Jezusit, si Zoti në mish, ishte dënimi i përjetshëm për mëkatet tona (2Korintasve 5:21). Jezusi vdiq për të paguar pagën e mëkateve tona (Romakët 5:8). Jezusi e pagoi çmimin që ne të mos e bënim një gjë të tillë. Ringjallja e Jezusit nga të vdekurit tregoi se vdekja e Tij mjafton për të paguar për mëkatet tona. Kjo është arsyeja pse Jezusi është i vetmi Shpëtimtar (Gjoni 14:6; Veprat 4:12)! A po besoni në Jezusin si Shpëtimtarin juaj?

A është Jezusi Shpëtimtari juaj “personal”? Shumë njerëz mendojë se Krishtërimi ka të bëjë me të shkuarit në kishë, me zbatimin e ritualeve dhe moskryerjen e disa mëkateve. Nuk është ky Krishtërimi. Krishtërimi i vërtetë ka të bëjë me të pasurit e një marrëdhënie personalë me Jezus Krishtin. Të pranosh Jezusin si Shpëtimtarin tënd personal do të thotë të vendosësh besimin tënd personal tek Ai. Askush nuk shpëtohet nëpërmjet besimit të të tjerëve. Askush nuk është i falur për shkak të kryerjes së disa veprave. E vetmja rrugë për të qënë i shpëtuar është të pranosh personalisht Jezusin si Shpëtimtarin tënd, duke besuar se Ai vdiq për të paguar për mëkatet e tua dhe u ringjall për të të siguruar jetën e përjetshme (Gjoni 3:16). A është personalisht Jezusi Shpëtimtari juaj?

Nëse doni të pranoni Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tuaj personal, thuajini Zotit fjlaët e mëposhtme. Mos harroni, kjo apo ajo lloj lutje nuk ju shpëton. Vetëm besimi juaj tek Krishti mund t’ju shpëtojë nga mëkati. Kjo lutje është thjesht një mënyrë për t’i shprehur Zotit besimin që keni tek Ai dhe për ta falenderuar Atë që siguroi për shpëtimin tuaj. “ Zot, e di që kam mëkatuar kundër teje dhe e meritoj të ndëshkohem. Por Jezus Krishti mori ndëshkimin që unë meritoja, që nëpërmjet besimit tek Ai unë të mund të isha i/e falur. Unë largohem nga mëkati im dhe të besoj Ty për shpëtimin tim. Unë e pranoj Jezusin si Shpëtimtarin tim personal! Faleminderit për mëshirën tënde të mrekullueshme dhe për faljen – dhuratën e jetës së përjetshme! Amen!”

A keni marrë një vendim në lidhje me Krishtin prej asaj që lexuat këtu? Nëse po, ju lutem klikoni poshtë tek butoni “Kam pranuar Krishtin sot.”



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



Çfarë do të thotë të pranosh Jezusin si Shpëtimtarin tuaj personal?