Çfarë është lutja e mëkatarit?




Pyetje: Çfarë është lutja e mëkatarit?

Përgjigje:
Lutja e mëkatarit është ajo lutje që një person i drejton Zotit në kohën kur e ka kuptuar se është mëkatar dhe ka nevojë për një Shpëtimtar. Lutja e mëkatarit në vetvete nuk përmbush asgjë. Lutja e mëkatarit ka efeket vetëm atëhere kur ajo shpreh atë që personi ka mësuar dhe ka kuptuar, atë që ai beson në lidhje me mëkatin e tij dhe nevojën për shpëtim.

Aspekti i parë i lutjes së mëkatarit është ndërgjegjësimi se të gjithë ne jemi mëkatarë. Romakëve 3:10 shpall: “Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një”. Bliba e thotë qarte se ne të gjithë kemi mëkatuar. Ne jemi të gjithë mëkatarë dhe kemi nevojë për mëshirën dhe faljen e Zotit (Titit 3:5-7). Për shkak të mëkatit tonë ne meritojmë dënim të përjetshëm (Mateu 25:46). Lutja e mëkatarit është një lutje për hir dhe jo për gjykim. Është një kërkesë për mëshirë dhe jo për zemërim.

Aspekti i dytë i lutjes së mëkatarit është të dish se çfarë ka bërë Zoti për të na nxjerrë nga përhumbja dhe mëkati. Zoti “u vesh” në mish dhe u bë njeri në Personin e Jezus Krishtit (Gjoni 1:1,14). Jezusi na mësoi të vërtetën rreth Zotit dhe jetoi një jetë të përkryer, pa mëkat (Gjoni 8:46; 2Korintasve 5:21). Më pas Jezusi vdiq në kryq në vendin tonë, duke marrë dënimin që ne meritonim (Romakëve 5:8). Jezusi u ringjall nga vdekja për të na treguar se e mundi vdekjen dhe ferrin (Kolosianëve 2:15, 1Korintasve kapitulli 15). Për shkak të gjithë kësaj mëkatet tona mund të falen dhe ne mund të kemi premtimin e një banese të përjetshme në Qiell – vetëm nëse vendosim besimin tek Jezus Krishti. Gjithçka që duhet të bëjmë është të besojmë se Ai vdiq në vendin tonë dhe u ringjall nga të vdekurit (Romakëve 10:9-10). Ne mund të shpëtohemi vetëm nga hiri, vetëm nëpërmjet besimit në Jezus Krishtin. Tek Efesianëve 2:8 thuhet: “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë”.

Lutja e mëkatarit është një mënyrë e thjeshtë për t’i thënë Zotit se mbështeteni tek Jezus Krishti si Shpëtimtari juaj. Nuk ka fjalë “magjike” që mund të përdorni për të qenë i shpëtuar. Është vetëm besimi tek vdekja e Jezusit dhe ringjallja e Tij që mund të shpëtojnë. Nëse e keni kuptuar se jeni mëkatar dhe keni nevojë për shpëtimin nëpërmjet Jezus Krishtit, kjo është një lutje: “Zot e di që jam mëkatar. E di që e meritoj të marr pasojat e mëkatit. Megjithatë, besoj tek Jezus Krishti si Shpëtimtari im. Besoj se me vdekjen dhe ringjalljen e Tij, Ai siguroi për faljen time. Besoj tek Jezusi dhe vetëm tek Jezusi si Zoti dhe Shpëtimtari im personal. Faleminderit Zot që më ke shpëtuar dhe më ke falur! Amen!”

A keni marrë një vendim në lidhje me Krishtin prej asaj që lexuat këtu? Nëse po, ju lutem klikoni poshtë tek butoni “Kam pranuar Krishtin sot.”



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



Çfarë është lutja e mëkatarit?